LAJMI I FUNDIT:

E mposhti Cityn në miqësore, Fonseca tregon lojtari që po i pëlqen te Milani

E mposhti Cityn në miqësore, Fonseca tregon lojtari që po i pëlqen te Milani

Milani ka triumfuar ndaj Manchester Cityt në miqësore të zhvilluar në SHBA me rezultat 3-2.

Ka qenë një ndeshje spektakolare mes dy gjigantëve evropianë, teksa Rossonerët befasuan kampionin në fuqi të Anglisë.

Trajneri i ri i Milanit, Paulo Fonseca ka folur për këtë sfidë, duke mbetur i kënaqur nga ajo që kanë treguar futbollistët në fushë.


“Ndjesitë janë të mira. Gjëja më e rëndësishme është që praktikuam në fushë atë që kishim përgatitur gjatë javës. Lojtarët bënë çfarë u kërkova”.

Spektakël me pesë gola të shënuar, Milani mposht Cityn në miqësore
Lexo po ashtu Spektakël me pesë gola të shënuar, Milani mposht Cityn në miqësore

“Luajtën me guxim, qarkulluam topin dhe gjetën hapësirat e duhura. Kemi shumë punë përpara, por kjo ishte një ndeshje pozitive për ne”.

“Fitorja ka rëndësi të madhe në rritjen e besimit. Duhet të punojmë shumë në aspektin mbrojtës dhe atë sulmues, por është pozitiv fakti se djemtë po më ndjekin”, deklaroi Fonseca.

Portugezi është ndalur në veçanti të flas për anësorin belg Alexi Saelemaekers i cili u rikthyer te Rossonerët pas huazimit te Bologna, duke thënë që shpreson që ai të qëndroj.

“Saelemaekers është një futbollist që më pëlqen shumë. Më pëlqen shumë cilësia dhe kualiteti që zotëron”.

“Po flasim për një futbollist që çdo trajner do donte ta kishte, pasi luan në disa pozicione. Do doja të qëndronte me ne”, tha Fonseca. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Spektakël boksi sonte në Londër mes Usyk dhe Dubois: Dramë, polemika dhe 200 milionë euro në lojë

Spektakël boksi sonte në Londër mes Usyk dhe Dubois: Dramë, polemika dhe 200 milionë euro në lojë

Boks
Man Utd po shqyrton një marrëveshje mahnitëse shkëmbimi me rivalët e Ligës Premier

Man Utd po shqyrton një marrëveshje mahnitëse shkëmbimi me rivalët e Ligës Premier

Premier League
FIFA ndryshon listën e Kampionëve të Botës për Klube

FIFA ndryshon listën e Kampionëve të Botës për Klube

Ndërkombëtare
“Duhet të jenë skuadra të mëdha si Barcelona ose Atletico”, presidenti i La Ligës e ngacmon përsëri Real Madridin

“Duhet të jenë skuadra të mëdha si Barcelona ose Atletico”, presidenti i La Ligës e ngacmon përsëri Real Madridin

La Liga
Mourinho dëshiron yllin e Interit te Fenerbahce, kjo do të ishte një ‘goditje’ e madhe ndaj Galatasarayt

Mourinho dëshiron yllin e Interit te Fenerbahce, kjo do të ishte një ‘goditje’ e madhe ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Një mesazh i Barcelonës në WhatsApp dështoi transferimin e Nico Williamsit, zbulohet përmbajtja e tij

Një mesazh i Barcelonës në WhatsApp dështoi transferimin e Nico Williamsit, zbulohet përmbajtja e tij

La Liga
Kalo në kategori