LAJMI I FUNDIT:

E mbani mend këngën “Gangnam Style”? Këngëtari i këtij hiti ra në depresion dhe iu kthye alkoolit

E mbani mend këngën “Gangnam Style”? Këngëtari i këtij hiti ra në depresion dhe iu kthye alkoolit
Psy

Këngëtari koreano-jugor, Park Jae-sang, i njohur më mirë si Psy, fitoi famë të madhe në vitin 2012 me këngën “Gangnam Style”.

Kënga u bë automatikisht një hit i madh dhe deri në fund të vitit 2012, “Gangnam Style” kryesoi listat muzikore në më shumë se 30 vende, duke përfshirë Australinë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Rusinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar.


Krahas melodisë infektive, kënga është shoqëruar edhe me një kërcim të njohur që ka vërshuar rrjetet sociale.

Pas publikimit të asaj kënge, Psy u bë një nga artistët më të kërkuar.

Ai nënshkroi një kontratë me menaxherin e Justin Bieber dhe regjistroi një hit me Snoop Doog dhe ishte i vetëdijshëm se çdo projekt tjetër duhej të ishte më i mirë se “Gangnam Style” në mënyrë që të qëndronte në krye të botës së muzikës.

Të gjitha lajmet nga Psy
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Psy

Mirëpo, plani i tij dështoi dhe ai nuk arriti të përsëriste kurrë suksesin e këngës “Gangam Style”.

PSY

Psy thuhet se ra në depresion dhe iu kthye alkoolit.

“Nëse jam i lumtur pi, nëse jam i trishtuar pi. Nëse bie shi, pi, nëse ka diell pi”, tha ai në një intervistë.

U kthye në Korenë e Jugut dhe filloi kompaninë e tij muzikore atje dhe përpiqet të ndihmojë muzikantët e rinj të hyjnë në treg. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori