LAJMI I FUNDIT:

E lodhur nga ‘photoshop’-i, Bebe Rexha vendos të publikojë video ku tregon dukjen pa makijazh dhe strijat në trup

E lodhur nga ‘photoshop’-i, Bebe Rexha vendos të publikojë video ku tregon dukjen pa makijazh dhe strijat në trup
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është gjithnjë shumë e hapur me fansat e saj në rrjetet sociale.

Ajo publikon shpesh fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria pa qenë në mëdyshje dhe pa u shqetësuar nëse është apo jo me makijazh.


31-vjeçarja gjithashtu duket se herë pas here edhe lodhet nga modifikimi i fotografive me ‘photoshop’, siç bëjnë shumica e njerëzve sot në rrjetet sociale, ndaj zgjedh që nganjëherë t’i publikojë ato pa filtra.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Një gjë të tillë e ka bërë në videon e fundit të ndarë me ndjekësit në Instagram dhe TikTok, ku ka kërcyer nën ritmet e këngës “Humble” të Kendrick Lamar.

Bebe Rexha publikon video atraktive në TikTok, duke dridhur të pasmet e bujshme para kamerës
Lexo po ashtu Bebe Rexha publikon video atraktive në TikTok, duke dridhur të pasmet e bujshme para kamerës

Në një nga frazat e kësaj kënge citohet vargu “I’m so fuckin sick and tired of the photoshop (Jam kaq e sëmurë dhe lodhur nga ‘photoshop’-i)”, të cilën artistja shqiptare e ka vënë si përshkrim përbri videos.

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Në këtë video, Bebe Rexha shfaqet pa makijazh, duke treguar dukjen e saj natyrale, teksa nuk heziton që të tregojë edhe strijat e barkut.

Rexha është shprehur shumë herë se nuk e ka problem t’i tregojë defektet e saj trupore, dhe se pavarësisht peshës, vazhdon t’i pëlqejë ushqimi dhe nuk kursehet për të ngrënë. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori