LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon menaxherja e tij: Haaland do të nënshkruajë kontratën më të shtrenjtë në histori të futbollit

E konfirmon menaxherja e tij: Haaland do të nënshkruajë kontratën më të shtrenjtë në histori të futbollit

Erling Haalnd është futbollisti i momentit në Evropë, pasi është duke kaluar formë të jashtëzakonshme me Manchester Cityn.

Sulmuesi norvegjez po kalon nëpër një sezon të bukur, ku në 18 ndeshje zyrtare ka shënuar 23 gola derisa ka asistuar në tre të tjerë.

22-vjeçari është për momentin futbollisti më i shtrenjtë në botë, pasi vlera e tij në Transfermarkt është hiq më pak se 170 milionë euro.

Reprezentuesi norvegjez ishte nën menaxhimin e agjentit tanimë të ndjerë Mino Raiola, derisa pas vdekjes së italianit tani Haaland menaxhohet nga Rafaela Pimenta, ish-bashkëpunëtore e Raiolas.

Menaxherja braziliane ka thënë se nuk ka parë kurrë interesim kaq të madh nga sponsorët për një futbollist, duke thënë se Haaland do të nënshkruajë së shpejti kontratën më të shtrenjtë në histori të futbollit.

“Nuk më ka ndodhur kurrë të shoh një interes kaq të madh nga sponsorët për një futbollist. Kam 20 vite në këtë treg dhe kjo gjë ndodh për herë të parë me Haaland”.

“Shumë shpejt do të njoftojmë një marrëveshje sponsorizimi, që do të jetë padyshim më e shtrenjta në historinë e futbollit”, tha Pimenta.

Tutje agjentja e futbollistit norvegjez tha se në të ardhmen mund të ndodh që të paguhet shuma prej një miliard eurove për klientin e saj.

Rafaela Pimenta

“Është folur shumë që vlera e kartonit të tij mund të shkojë në 1 miliardë, por në të ardhmen e afërt nuk besoj se mund të ndodhë diçka e tillë. Ndoshta shumë vite më vonë, mund të ketë klube të gatshme të paguajnë një shifër të atillë për një futbollist”, deklaroi menaxherja e Haaland. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori