LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon agjenti: Arthur do të largohet në janar, ka oferta nga Italia, Anglia e Spanja

E konfirmon agjenti: Arthur do të largohet në janar, ka oferta nga Italia, Anglia e Spanja

Arthur Melo është bashkuar me Juventusin në verën e vitit 2020 si shkëmbim me Miralem Pjanic.

Edhe pse transferimi i tij në Juventus ishte i bujshëm, braziliani nuk ka arritur aspak të tregojë atë që di me fanellën bardhezi.


Këtë edicion me ardhjen e Allegrit, Arthur ka hapësira shumë të vogla, teksa ka luajtur në tetë takime, duke mos shënuar e asistuar.

Agjenti i lojtarit, Federico Pastorello ka folur për të ardhmen e tij, teksa ka thënë se Arthur u soll në Torino për shkak të Sarrit.

“Arthur u transferuar për shkak të Sarrit dhe le të themi që ka karakteristika, edhe fizike, që nuk përshtaten me futbollin e Allegrit”.

“Në Torino janë të kënaqur me Arthur dhe mënyrën si është paraqitur pas ndërhyrjes, por është gjynah që të mbash në pankinë një lojtar të këtij niveli”, tha Pastarello.

Tutje agjenti i brazilianit ka thënë se Tite i ka thënë lojtarit se duhet të luaj që ta marrë në botëror, teksa ka folur për opsionet që ka Arthur nga Italia, Anglia dhe Spanja.

“Tite, trajneri i Brazilit, i ka thënë lojtarit që do tia ruajë vendin, por me kushtin që të luajë. Nuk përjashtojmë asgjë për janarin: Spanja mbetet një opsion, por edhe Italia ose Anglia”, deklaroi Pastorello. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori