LAJMI I FUNDIT:

E kishin “para syve”, por nuk e panë! Shihni si ishte arratisur sulmuesi i Berlinit për në Itali (Foto)

E kishin “para syve”, por nuk e panë! Shihni si ishte arratisur sulmuesi i Berlinit për në Itali (Foto)

Njeriu më i kërkuar në Evropë ditëve të fundit, Anis Amri, udhëtoi i papenguar nëpër të paktën tri vende, përpara se të vritej në Italinë veriore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Policia gjermane tha sot se ata besonin se kërkuesi i azilit, tuniziani Anis Amri, duhej të ishte ende në ose rreth Berlinit – pak para se ai të qëllohej për vdekje, rreth 1000 kilometra larg Berlinit, në Milano.

Bërtiti "Allahu ekber" dhe filloi të shtie drejt policisë – detajet rreth vrasjes së të dyshuarit për sulmin në Berlin (Video)
Lexo po ashtu Bërtiti "Allahu ekber" dhe filloi të shtie drejt policisë – detajet rreth vrasjes së të dyshuarit për sulmin në Berlin (Video)

Siç shkruajnë mediat e huaja policia gjermane ka bastisur disa vendbanime në Gjermani, në kërkim të Amrit, por pas arrestimit të njeriut të gabuar, terroristi ishte në gjendje të largohej nga vendi.

Kjo, vlerësojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, do të ishte edhe një “siklet shtesë” për kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila dje tha se besonte se do ta kapnin “së shpejti”.

Por kur kihet parasysh fakti se nga koha (rreth 30 orë pas sulmit) e urdhër arrestit evropian, Amri kishte mjaft kohë për të lënë vendin.

Ky është heroi italian që vrau atentatorin e Berlinit (Foto)
Lexo po ashtu Ky është heroi italian që vrau atentatorin e Berlinit (Foto)

Ai udhëtoi nga Gjermania, sipas të gjitha gjasave, përmes stacionit hekurudhor Chambery në Alpet franceze.

Ai më pas mori një tren tre-orësh të drejtpërdrejtë për në Torino, dhe pastaj për në stacionin qendror të Milanos, ku ai mbërriti në ora 1 pas mesnate – dhe pastaj për në stacionin në periferi, Sesto San Giovanni, ku u vra nga policia në orën 3 të mëngjesit.

Nuk dihet se si ai shkoi në Francë nga Gjermania, përcjell Telegrafi, por në qoftë se ishte me tren, rruga më e shpejtë do të kishte qenë nga Berlini në Frankfurt, pastaj për në Lyon.

Një raport ka thënë se ai mund të ketë shkuar në Paris para se të nisej drejt Alpeve dhe Itali, gjatë pesë ditëve të fundit.

Policia do të jetë në kërkim për ndonjë makinë të braktisur, në rast se ai ka lënë Gjermaninë, para se të hipte në tren. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori