Këngëtarja shqiptare me famë botëror,e Rita Ora, po vazhdon të jetë shumë e angazhuar me koncerte të shumta anë e mbanë globit.

Ajo gjithashtu së fundmi ka nisur edhe xhirimet e filmit të ri "Twist", që është ripërpunim i romanit të famshëm "Oliver Twist".


rita4 3

Por megjithatë, marrë parasysh aktivitetet e shumta dhe ngarkesën e madhe ditëve të fundit, këngëtarja duket se nuk është ndjerë edhe aq mirë gjatë ditës së enjte.

Ajo i njoftoi fansat e saj, përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory se nuk do të mund të ishte pjesë e eventit të radhës, ngase kështu ishte këshilluar nga mjekët.

rittt e1571931448641 Foto: Rita Ora/InstaStory

"Jam shumë e trishtuar që duhet të njoftoj se jam zgjuar sot e dobët dhe jam porositur nga mjekët e mi që të humbasë ngjarjen e sotme në Amazon - unë mezi po prisja t'ju shihja ju kaq shumë! Është një vendim që është marrë nga duart e mia dhe më vjen shumë keq që nuk jam aty. Asgjë nuk më bën më të lumtur sesa të performoj dhe të shoh fansat e mi të pabesueshëm, dhe të mos jesh në gjendje ta bëj këtë është shkatërruese - ju të gjithë jeni botën për mua. Unë ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për përkrahjen. Me gjithë dashurinë time Rita", ka shkruar Ora në InstaStory.

Rita ka qenë shumë e angazhuar së fundmi edhe në fushën e modës, duke hapur një dyqan të ri veshjesh në Moskë me brendin e njohur "Escada". /Telegrafi/

rita5 3