LAJMI I FUNDIT:

E kaluara misterioze e Georgina Rodriguez: Ku punonte dhe çfarë bënte në vitin 2016?

E kaluara misterioze e Georgina Rodriguez: Ku punonte dhe çfarë bënte në vitin 2016?

Georgina Rodriguez ka qenë vazhdimisht në krye të lajmeve gjatë viteve të fundit, që kur filloi të takohej me Cristiano Ronaldon dhe veçanërisht pas publikimit të serialit të saj të suksesshëm në Netflix, “I am Georgina”.

Madje, partnerja e futbollistit të famshëm është kritikuar nga persona të ndryshëm, mes tyre edhe një ish-koleg, i cili e ka cilësuar si arrogante.


“Ajo ka qenë gjithmonë e tillë, edhe nëse nuk ka pasur shumë para apo nuk ka paratë që ka tani, ajo gjithmonë ka pasur këtë arrogance dhe superioriteti”.

Georgina Rodriguez para se të bëhej e famshme

“Në fund, ajo ishte gjithmonë në kërkim të suksesit të madh dhe kjo është arsyeja pse ajo punoi në firma të ndryshme luksoze. Ajo njihte shumë njerëz në botën e natës në Madrid”, tha më tej ai.

Pjesa e dytë e “I am Georgina” publikohet më 24 mars në Netflix
Lexo po ashtu Pjesa e dytë e “I am Georgina” publikohet më 24 mars në Netflix

“Është e vërtetë që ajo jetonte në një apartament shumë të vogël, por gjithmonë donte të përparonte dhe, kur takoi Cristiano Ronaldon, ishte shansi i saj për t’u bërë yll”, theksoi mes tjerash kolegu.

Georgina Rodriguez para se të bëhej e famshme

Ku ka punuar Georgina Rodriguez në vitin 2016, para se të takohej me Ronaldon?

Ndonëse tashmë njihet si partnerja e futbollistit të njohur, sigurisht që nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Pasi u transferua në Madrid në vitin 2013, Georgina filloi të punonte në një dyqan Massimo Dutti.

Më pas, ajo u transferua në Bristol për të punuar si ndihmëse dhe për të mësuar anglisht.

Georgina u kthye në kryeqytetin spanjoll në vitin 2016 dhe hyri të punonte si shitëse në një dyqan Gucci, ku edhe u njoh me Cristianon.

Ish- ylli i Real Madridit bënte shpesh pazar atje dhe butiku ishte në dispozicion ekskluzivisht për të.

Besohet se u pushua nga dyqani pasi u përhapën thashethemet për lidhjen e saj me Ronaldon, kështu që ajo mori një punë në El Corte Ingles.

Pasi çifti dolën publikisht me lidhjen e tyre, Georgina filloi punën si modele dhe pjesa tjetër, siç thonë ata, është histori. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori