LAJMI I FUNDIT:

E gjitha për një bast të vogël: Burri tenton të thyejë një shishe birre duke e përplasur në kokën e tij (Video)

E gjitha për një bast të vogël: Burri tenton të thyejë një shishe birre duke e përplasur në kokën e tij (Video)

Ky është momenti kur një burrë u përpoq të thyejë një shishe birrë në ballin e tij – dhe dështon.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Michael Sawyer, 55 vjeç, guxoi të provonte për të thyer një shishe të birrës në kokën e tij, për një bast prej 20 funtesh, me një shok të tij.


Videoja, e filmuar nga shoku i tij Gordon Taylor, një shofer i minibusëve, tregon se si shoferi i taksive i West Yorkshire “shtrëngon veten” në momentin që tenton që me shishen e ballit të godasë ballin e tij.

Dhe pas disa frymëmarrje të thella, z. Sawyer përplas shishen e qelqit për kokën e tij.

Se çfarë ndodhë më pas, shihni videon më poshtë. /Telegrafi/