LAJMI I FUNDIT:

“E dimë se është në duart tona”, Saka hedh poshtë presionin për titull

“E dimë se është në duart tona”, Saka hedh poshtë presionin për titull

Sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka, këmbëngul se nuk ka panik në luftën për titullin e Ligës Premier, pasi ekipi i tij humbi dy pikë në Liverpool të dielën.

Topçinjtë takohen me West Hamin këtë fundjavë përpara përballjes së javës së ardhshme me Manchester Cityn e vendit të dytë.


Dhe Saka e di se ka një shans që ata të mund të shkojnë në ndeshjen derbi me nëntë pikë përpara Cityt.

Arteta dhe Saka zgjidhen më të mirët e muajit mars në Ligën Premier
Lexo po ashtu Arteta dhe Saka zgjidhen më të mirët e muajit mars në Ligën Premier

“Si lojtarë, ne me të vërtetë duam ta bëjmë këtë”, ka thënë fillimisht Saka për faqen zyrtare të klubit.

“Ne e dimë se gjithçka është në duart tona dhe ne vetëm duhet të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje”.

“Nëse fitojmë këto tetë ndeshjet e fundit dhe marrim disa rezultate të mira, titulli mund të jetë i yni, kështu që ne vetëm duhet të qëndrojmë të fokusuar”.

Tetë 'finalet' e mbetura të Arsenalit në Ligën Premier - a mund ta fiton titullin?
Lexo po ashtu Tetë 'finalet' e mbetura të Arsenalit në Ligën Premier - a mund ta fiton titullin?

“Është një sezon i gjatë dhe ne duhet të jemi të qëndrueshëm gjatë gjithë rrugës, kështu që do të përpiqemi të bëjmë”.

“Nuk do të thosha se ndeshja me Man Cityn është finalja, por ndoshta gjysmëfinalja sepse është e madhe dhe kaq e rëndësishme pasi të dyja skuadrat po luftojnë për kryen. Është shumë afër, kështu që do të jetë një lojë e madhe”, përfundoi ylli i Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori