Kohëve të fundit është duke u përfolur në masë të madhe lidhja e re e Brad Pitt me modelen, Nicole Poturalski.

Aktori ditë ma parë e kishte dërguar Nicole në vendin e njëjtë ku ishte martuar me Angelina Jolie, shkruan The Sun.

Besohet se ata kanë qëndruar në Chateau Miraval, vlera e të cilës arrin deri në 50 milionë dollarë.

(Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Një burim i kishte thënë The Sun, se Angelina Jolie nuk e kishte pëlqyer fare vendimin e ish-bashkëshortit të saj.

“Angelina është e tërbuar për veprimin e Brad. Ajo pretendonte se mund të kishin një bisedë pas një vere të tmerrshme, ndërsa tani gjërat kanë dalë jashtë kontrolli”, kishte thënë burimi i afërt.

Nicole (Foto: The Sun)

Brad dhe Agelina ishin martuar në vitin 2014, ndërsa tani ndajnë gjashtë fëmijë, për të cilët që të dy po luftojnë të fitojnë kujdestarinë.

Ndërkaq, aktori i njohur kohëve të fundit është duke u parë nën shoqërinë e modeles, e cila është e martuar me Roland Mary.  /Telegrafi/

(Foto: Mirror)