LAJMI I FUNDIT:

E dekurajuar nga shtimi i madh në peshë, Bebe Rexha: Po punoj me veten, por më pëlqen të ha

E dekurajuar nga shtimi i madh në peshë, Bebe Rexha: Po punoj me veten, por më pëlqen të ha
Bebe Rexha (Foto: Getty Images)

Këngëtarja shqiptarem e famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, i ka githmonë e në rritje sukseset e saj në muzikë.

Por fatkeqësisht, bashkë me rritjen e saj në karrierë duket se paralelisht ka ndodhur edhe rritja në peshë, pasi ajo duket shumë më ndryshe tani se në fillim të karrierës.

Nga një vajzë me trup e bel të hollë, Bebe Rexha me kalimin e viteve shtoi kilogramë, duke u dukur herë pas here më seksi, por së fundmi duket se pesha ka tejkaluar përmasat e të zakonshmes në trupin e saj.

Bebe Rexha tregon linjat e kolme të trupit në një paraqitje me xhinse në festivalin "Coachella 2023"
Lexo po ashtu Bebe Rexha tregon linjat e kolme të trupit në një paraqitje me xhinse në festivalin "Coachella 2023"

E vetëdijshme për ndryshimet që ka pësuar, këngëtarja emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha ka bërë një kërkim në TikTok me shkrimin “Pesha e Bebe Rexhës”, ku ka parë disa nga komentet e fansave të saj, të cilat më pas i ndau me ndjekësit në Twitter.

“Të shohësh atë kërkim është shumë shqetësuese. Unë nuk jam e mërzitur sepse është e vërtetë. Kam shtuar në peshë. Por kjo është thjesht e keqe. Faleminderit të gjithë njerëzve që më duan pa marrë parasysh çfarë”, Rexha në Twitter.

Ndërkohë një nga komentet e dukshme që i kishin bërë këngëtares, ishte një fanse që kishte shkruar: “E dua atë për faktin se është kaq unike dhe reale, ajo e do veten e saj brenda dhe jashtë dhe ne mund ta shohim këtë”.

Më tej, interpretuesja e hitit “Meant To Be” publikoi një tjetër status në Twitter, ku shkruante: “Unë gjithmonë kam vuajtur me peshën time. Një bushtër që i pëlqen të hajë”.

Lidhur me këtë shqetësim të saj një fans i kishte shkruar: “Për aq kohë sa ju jeni e lumtur nuk ka rëndësi! Mos e merakosni veten dhe të humbisni lumturinë tuaj”.

Dhe kësaj këshille, artistja me origjinë shqiptare i është përgjigjur duke shkruar: “Unë jam duke punuar në veten time çdo ditë. Thjeshtë jam pak e dekurajuar tani”.

Bebe Rexha përndryshe ka paralajmëruar se më atë 28 prill do të publikojë albumin e saj më të ri, njëherësh të tretin në karrierën e saj, me titull “Bebe”. /Telegrafi/

Koopertina e albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Massimiliano Varrese jep intervistën e parë në Shqipëri, flet për Heidin dhe pyetet për lidhjen e saj të re në BBVA

Massimiliano Varrese jep intervistën e parë në Shqipëri, flet për Heidin dhe pyetet për lidhjen e saj të re në BBVA

Magazina
Arbana Osmani e ndoqi nga tribunat ndeshjen e Italisë me Shqipërinë, teksa me flamur bëri tifo për Kombëtaren Shqiptare

Arbana Osmani e ndoqi nga tribunat ndeshjen e Italisë me Shqipërinë, teksa me flamur bëri tifo për Kombëtaren Shqiptare

Magazina

"Jam goca më me fat në botë" - Heidi Baci ndan fotografi të mrekullueshme krah Romeos

Magazina
Edhe Bebe Rexha shpreh mbështetje për Kombëtaren Shqiptare, publikon videon e kuqezinjve duke u thyer pastat italianëve para ndeshjes

Edhe Bebe Rexha shpreh mbështetje për Kombëtaren Shqiptare, publikon videon e kuqezinjve duke u thyer pastat italianëve para ndeshjes

Magazina
Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Magazina
Megjithëse Kroacia nuk pati fat, Ivana Knoll ishte aty për t'iu dhënë zemër kroatëve në ndeshjen kundër Spanjës

Megjithëse Kroacia nuk pati fat, Ivana Knoll ishte aty për t'iu dhënë zemër kroatëve në ndeshjen kundër Spanjës

Magazina
Kalo në kategori