LAJMI I FUNDIT:

E dashura e Piques ka qenë e pranishme në Camp Nou në lamtumirën e tij si lojtar i Barcelonës

E dashura e Piques ka qenë e pranishme në Camp Nou në lamtumirën e tij si lojtar i Barcelonës

Kjo e shtunë ishte një nga ditët më të rëndësishme në jetën e Gerard Piques.

Ylli i famshëm i tha lamtumirë skuadrës së tij, Barcelonës e po ashtu edhe futbollit.

Ai luajti ndeshjen e tij të fundit në Camp Nou, që do të jetë e paharrueshme për futbollistin duke qenë se Barcelona mundi Almerian me Piquen si kapiten.

Foto: Screenshot/Twitter

Lojtari, aq i diskutueshëm aq edhe i dashur, mori një numër të madh të dedikimeve, diçka që përfundoi duke e emocionuar atë.

Në këtë lamtumirë që ia dha klubit e pranishme ishte edhe e dashura e tij e re, Clara Chia.

“Nuk është një lamtumirë - këtu kam lindur, këtu do të vdes”, fjalët e Piques në lamtumirën e tij si lojtar i Barcelonës
Lexo po ashtu “Nuk është një lamtumirë - këtu kam lindur, këtu do të vdes”, fjalët e Piques në lamtumirën e tij si lojtar i Barcelonës

Ata u kapën nga kamerat në disa momente intime me njëri-tjetrin e shumë të lumtur.

Foto: Screenshot/Twitter

Pique ka befasuar pak ditë më parë me videon që postoi në rrjetet e tij sociale në të cilën komunikonte vendimin e tij për t’u larguar nga futbolli. Ky vendim vjen në moshën 35-vjeçare, në një moment shumë të vështirë për mbrojtësin dhe në mes polemikave për ndarjen nga Shakira.

Lojtari shqiptoi disa nga fjalët më emocionuese që përlotën edhe tifozët klubit.

“Në jetë, kur rritesh, kupton që të dashurosh ndonjëherë është largim”, tha gjithashtu biznesmeni.

“Ka aq shumë dashuri mes meje dhe Barcelonës sa ishte koha të na linte pak hapësirë dhe jam i bindur se në të ardhmen do të kthehem”, ka thënë ai.

Tani ai po largohet nga futbolli për të ndërtuar një jetë të re me Claran, e cila është vajza me të cilën Pique e tradhtoi Shakiran.

Me këtë të fundit kanë bashkë dy fëmijë: Sasha dhe Milan. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori