LAJMI I FUNDIT:

“Nuk është një lamtumirë – këtu kam lindur, këtu do të vdes”, fjalët e Piques në lamtumirën e tij si lojtar i Barcelonës

“Nuk është një lamtumirë – këtu kam lindur, këtu do të vdes”, fjalët e Piques në lamtumirën e tij si lojtar i Barcelonës

Gerard Pique ka luajtur ndeshjen e fundit si lojtar i Barcelonës në Camp Nou dhe lamtumira e tij ishte shumë emocionuese duke filluar mes lotësh dhe përfunduar me gëzim.

Ndeshja e mbrëmjes së shtunë mes Barcelonës dhe Almerias e cila u mbyll me rezultat 2-0, nuk do të harrohet shpejt nga Blaugranët, apo bota e futbollit në tërësi.


Rezultati ishte në plan të dytë. Në vend të kësaj, është sepse kjo ndeshje shënonte ndeshjen e fundit të Pique në Camp Nou.

Ai do t’i varë këpucët të martën në Pamplona ndaj Real Betisit, ​​por e shtuna ishte e gjitha për mbrojtësin që t’i thoshte lamtumirë familjes së tij, familjes së Barcelonës, e cila e mbuloi atë me shfaqje të panumërta dashurie.

Është një moment emocional, një moment që nuk do të harrohet shpejt nga Camp Nou, pasi fjalët e Piques në lamtumiren e tij ishin vërtet emocionuese.

“Së pari, faleminderit. Për të gjithë bashkëlojtarët e mi, stafin, njerëzit në palestër, klubin”, ka thënë fillimisht Pique në fjalët e para pas pensionimit.

“Për të gjithë ata që na ndihmojnë çdo ditë për ta bërë gjithçka më të lehtë. Faleminderit Bordit për gjithë këto vite”.

“Në jetë, kur rritesh, kupton se ndonjëherë të duash do të thotë të heqësh dorë”, thotë mbrojtësi teksa fillon të qajë.

“Një marrëdhënie me kaq shumë dashuri, kaq shumë pasion, mendoj se ka ardhur koha që t’i japim njëri-tjetrit pak hapësirë, t’i japim ajër njëri-tjetrit dhe jam i bindur që në të ardhmen do të jem sërish këtu”.

“Unë e dua Barçën. Kjo është arsyeja pse unë e konsideroj se është momenti i duhur për të shkuar. Kjo nuk është një lamtumirë. Këtu kam lindur, këtu do të vdes”, përfundoi legjenda e Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori