LAJMI I FUNDIT:

E dashura e Jeff Bezosit, Lauren Sanchez fotografohet me një paraqitje atraktive gjatë një dalje me miliarderin

E dashura e Jeff Bezosit, Lauren Sanchez fotografohet me një paraqitje atraktive gjatë një dalje me miliarderin

Lauren Sanchez pati një paraqitje mjaft elegante ndërsa fotografohej duke dalë me të dashurin e saj Jeff Bezos në Los Angeles, teksa çifti shijuan darkën në pikën e famshme “Giorgio Baldi”.

Bezos, 58 vjeç dhe Sanchez, 52 vjeçe, u panë të kapur për dore teksa hynin dhe dilnin nga restoranti luksoz italian i drejtuar nga familja, i vendosur buzë oqeanit në Santa Monica, shkruan DailyMail.

Themeluesi i kompanisë Amazon, i cili ka një vlerë neto të vlerësuar prej 116.8 miliardë dollarësh, dukej se ishte në humor të mirë ndërsa shoqëronte Sanchezin brenda dhe jashtë vendit të njohur.

Sanchez u pa e veshur me një fustan të zi të shkurtër, një gjerdan të thjeshtë me bizhuteri dhe një pallto të gjatë të zezë që përputhej me takat e saj të zeza.

52-vjeçarja, e cila promovon një mënyrë jetese të shëndetshme në Instagramin e saj, e parë shpesh duke publikuar fotografi dhe video duke u stërvitur në palestër, u kujdes të vinte në pah këmbët e saj me fustanin e shkurtër.

Sanchez këtë javë publikoi një video tjetër stërvitje duke folur për përshtatjen në stërvitje ku mundohet të gjejë brenda orarit të saj të ngjeshur.

“Kisha vetëm 20 minuta për të ushtruar përpara se të çoja fëmijët në shkollë trajneri tha se ishte kohë e mjaftueshme. Ai kishte të drejtë. Ja ku është”, tha ajo.

Dalja vjen vetëm disa javë pasi Bezos dhe Sanchez patën intervistën e tyre të parë televizive në CNN së bashku, në të cilën çifti i thurën lavde njëri-tjetrit.

Romanca e tyre u ekspozua nga National Enquirer në janar të vitit 2019 dhe menjëherë pas kësaj, biznesmeni u divorcua nga gruaja e tij mbi 25-vjeçare, McKenzie Scott, dhe nëna e katër fëmijëve të tij.

Sanchez ishte gjithashtu e martuar kur lidhja e saj me Bezos përfundoi dhe ishte bashkëshorti i saj, bashkë-CEO i agjencisë së fuqishme të WME, Patrick Whitesell, 56 vjeç, i cili thuhet se i kishte prezantuar dy të dashuruarit në radhë të parë.

Bezos, 58 vjeç, i cili është personi i katërt më i pasur në botë, dhe Sanchez, 52 vjeçe, thanë se partneriteti i çiftit është bërë më i fortë sepse ata janë ‘shokë skuadre’.

“Është e lehtë. Ne i sjellim njëri-tjetrit energji, e respektojmë njëri-tjetrin. Pra, është kënaqësi të punojmë së bashku”, shtoi Bezos.

Bezos, i cili është gjithashtu themeluesi i kompanisë së fluturimeve në hapësirë, ‘Blue Origin’, tha se beson se kushdo që dëshiron të shkojë në hapësirë do të ketë mundësinë ta bëjë këtë gjatë jetës së tij.

Sanchez, e cila është një ish-gazetare fituese e çmimit ‘Emmy’, e lindur në Albuquerque, New Mexico, gjithashtu njoftoi se po planifikon të shkojë në hapësirë vitin e ardhshëm me një ‘grup të madh femrash’ që e shoqërojnë.

Sanchez ka licencën e saj të pilotëve dhe themeloi ‘Black Ops Aviation’ në vitin 2016, kompania e parë e filmave dhe prodhimit ajror në pronësi dhe operim të femrave. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

Magazina
Kalo në kategori