LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Vidalit ende e paqartë, vendoset pas përfundimit të sezonit në La Liga

E ardhmja e Vidalit ende e paqartë, vendoset pas përfundimit të sezonit në La Liga
Arturo Vidal. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Arturo Vidal ende nuk e ka të qartë të ardhmen, nëse do të qëndrojë te Barcelona apo do të largohet.

Mesfushori kilian iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2018, por që në çdo afat kalimtar për futbollistë flitet për largimin e tij nga Camp Nou.


Antonio Conte e dëshiron me çdo kusht atë te Interi, por ende nuk është arritur një gjuhë e përbashkët mes klubit italian dhe lojtarit.

Nga ana tjetër Vidal te Barcelona ka shfaqur formë të lartë dhe shihet si një ‘xhoker’ i skuadrës në raste të caktuara.

Arturo Vidal . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Përpos që po luan mjaftë mirë në repartin defensivë, Vidal ka ditur të shënoj edhe gola gjë që i ka ndihmuar mjaftë shumë ekipit.

Quique Setien e pëlqen shumë lojtarin, por ende nuk ka një vendim konkret për të ardhmen e tij.

33-vjeçarin po e tundon ideja për të luajtur përsëri në urdhrat e Antonio Contes, por në anën tjetër dëshiron qëndrimin te Barcelona, klub që i jep më shumë mundësi të luftoj për triumfin në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi pas përfundimit të sezonit në La Liga do të merret vendimi përfundimtar rreth të ardhmes së lojtarit nëse do të mbetet te Barcelona apo do të largohet në drejtim të Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori