LAJMI I FUNDIT:

Dyzetegjashtë persona vriten në Irak

Dyzetegjashtë persona vriten në Irak

Si pasojë e sulmeve, rreth 46 persona janë vrarë në Irak të shtunën, përfshirë edhe një sulm vetëvrasës të pretenduar nga grupi i ashtuquajtur Shtet Islamik.

Dhuna vjen pasi forcat irakiane po përgatiten për një operacion për të rimarrë nën kontroll Mosulin, qyteti i vetëm i cili po vazhdon të kontrollohet nga ISIS-i.


Në sulmin vdekjeprurës, sulmuesi vetëvrasës pati në shënjestër një tubim funerali, ku të pranishmit ishin mbledhur për t’i bërë nderimet e tyre në zonën Shaab, me shumicë shiite, duke vrarë 34 persona dhe plagosur 36 të tjerë.