LAJMI I FUNDIT:

Dybala: I thash Ronaldos se në Argjentinë të urrejnë, por njerëzit nuk e njohin

Dybala: I thash Ronaldos se në Argjentinë të urrejnë, por njerëzit nuk e njohin

Paulo Dybala është ndër të pakët lojtarë që ka pasur fatin të luajë me dy yjet më të mëdha, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

26-vjeçari luan me yllin argjentinas në kombëtare dhe me portugezin te Juventusi.


Në një intervistë për AFA Play ai ka folur për disa gjëra, duke u nisur nga deklarata e tij për Messi: “Është e vështirë të luash me Leon”.

“Ndoshta duhet ta kisha thënë më ndryshe, nuk jam përpjekur kurrë të kritikoj shokët e mi. Nuk kam biseduar me të për këtë temë. Jemi lojtarë të ngjashëm në aspektin taktik”.

“Do të më pëlqente të kisha dhënë diçka më shumë për Argjentinën dhe të arrija rezultate më të mira, si në aspektin e grupit edhe atë personal”.

“Kam luajtur pak në Botëror dhe Kupën e Amerikës, por kam respektuar gjithmonë vendimet e trajnerit. Kombëtarja është prestigj”.

“Cristiano është një person fantastik dhe shumë i shoqërueshëm. Është shumë i qetë, brenda dhe jashtë dhomave të zhveshjes”.

“Të jep këtë përshtypje për shkak të figurës, për shkak se si është, për mënyrën se si ec, por nuk ka lidhje me një tip të tillë”.

“Një ditë i thashë që e urrenin në Argjentinë për këtë shkak, ai nisi të qeshte me të madhe. ‘Po, e di, por jam mësuar tashmë me këto kritika’, u shpreh Cristiano”, tregon Dybala. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori