eksperti-banner

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka thënë se ai planifikon që të fitojië ende trofe me Juventusin.
Argjentinasi iu bashkua Bianconerëve nga Palermo verën e kaluar, dhe fitoi Serie A për herë të parë pasi Zonja e Vjetër u kthye pas një starti jo të mirë të sezonit.

“Eshtë Scudetto e parë për mua dhe shpresoj të jetë e para nga shumë të tjerat”.


“Me një rikthim të atillë në luftën për titull, askush nuk e priti, por ishte edhe më bukur”.

“Të shkoja te Palermo si 18 vjeç nuk ishte e lehtë, e as e lehtë nuk ishte kalimi te Juventusi”, u shpreh Dybala. /Telegrafi/

telegrafi sport app