LAJMI I FUNDIT:

Dybala në Superkupën e Italisë kërkon rekordin e golave

Dybala në Superkupën e Italisë kërkon rekordin e golave
TURIN, ITALY - MARCH 31: Paulo Dybala of Juventus celebrates after scoring the opening goal during the serie A match between Juventus and AC Milan at Allianz Stadium on March 31, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images )

Paulo Dybala shpreson të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Superkupës së Italisë ku Juventusi përballet sot  me Milanin.

Ndeshja zhvillohet sot nga ora 18:30 në Jeddah të Arabisë Saudite.


‘La Joya’ me të vërtetë duket se e shijon këtë takim, pasi ai ka gjetur rrjetën tri herë në përplasjet e Superkupës.

Paulo Dybala në Jeddah të Arabisë Saudite . (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)

Kjo e vë atë në krahasim me Samuel Eto’on e Interit, Alessandro Del Piero dhe Carlos Tevezin e Juventusit, por edhe heroin e Milanit, Andriy Shevchenko.

Dybala shënoi gjatë fitores 2-0 kundër Lazios në gusht të vitit 2015, pastaj edhe dy herë në vitit 2017, po në takim me Lazion, megjithëse nuk arriti të shmangë humbjen 3-2.

Paulo Dybala . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Janë edhe dy lojtarë që e kanë gjetur rrjetën nga dy herë në Superkupë.

Ata janë mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini dhe sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain.

Pipita shënoi kur luante për Napolin. /Telegrafi/