LAJMI I FUNDIT:

Dybala dhe Pogba stërviten së bashku – a po ndodhë shkëmbimi i vendeve?

Dybala dhe Pogba stërviten së bashku – a po ndodhë shkëmbimi i vendeve?

Lojtarët e lirë, Paulo Dybala dhe Paul Pogba u ribashkuan edhe një herë të dielën teksa shijuan një stërvitje së bashku teksa kërkojnë të zgjidhin të ardhmen e tyre.

Dyshja mbeten pa klube pasi La Joya u lirua nga Juventusi dhe kontrata e francezit me Manchester United skadoi.

Pavarësisht situatave të tyre, dyshja demonstruan profesionalizmin e tyre duke u ribashkuar ndërsa ishin në Miami për një stërvitje në fundjavë.

Pogba dhe Di Maria pritet të zyrtarizohen në javën e ardhshme te Juventusi
Lexo po ashtu Pogba dhe Di Maria pritet të zyrtarizohen në javën e ardhshme te Juventusi

Dyshja pozuan për një foto së bashku pas seancës, ndërsa të dy vunë peshqirë rreth qafës dhe Dybala ndau imazhet në historinë e tij në Instagram.

Lojtarët kanë qenë në Shtetet e Bashkuara për një kohë – ku të dy kanë luajtur në një ndeshje bamirësie më 18 qershor për skuadrën e legjendës braziliane Ronaldinho kundër skuadrës së ikonës së futbollit, Roberto Carlos.

Dybala dhe Pogba janë ish-shokët e skuadrës së Juventusit dhe ata mund të shkëmbejnë fjalë edhe për Manchester United me të parën një objektiv të raportuar për klubin.

Man United kontakton agjentin e Dybalas - hapet rruga për largimin e Ronaldos
Lexo po ashtu Man United kontakton agjentin e Dybalas - hapet rruga për largimin e Ronaldos

Sipas La Repubblica, zyrtarët e Old Trafford kanë folur me agjentin e argjentinasit në një përpjekje për të rënë dakord për një marrëveshje me 28-vjeçarin. Ata raportojnë gjithashtu se Arsenali ka kontaktuar gjithashtu.

Gazeta italiane pretendon se Interi, Tottenhami dhe Napoli janë gjithashtu të interesuar për të siguruar nënshkrimin e Dybalas, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim se ata kanë zhvilluar ende bisedime me agjentin e sulmuesit, Jorge Antun. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori