LAJMI I FUNDIT:

Dy versionet e historisë moderne turke: A ishte properëndimor apo mysliman i madh Sulltani që pushtoi Kostandinopojën?

Dy versionet e historisë moderne turke: A ishte properëndimor apo mysliman i madh Sulltani që pushtoi Kostandinopojën?

Nick Danforth

Më 29 maj 1453, Ushtria osmane e udhëhequr nga Sulltan Mehmeti i II-të çau përmes mureve të Kostandinopojës, duke pushtuar kryeqytetin dhe fortesën e fundit gjigande të Perandorisë Bizantine. Në shumicën e botës, që atëherë viti 1453 është vendosur bashkë me 1066-n si një datë e zymtë dhe e paqartë.


Por, në Turqi, jo çuditërisht, pushtimi osman i qytetit më të madh të vendit vazhdon të ketë rezonancë, aq shumë sa që argumentet ideologjikë vazhdojnë të përplasen se si dhe për çfarë duhet festuar 29 maji. Ashtu sikurse amerikanët e bindjeve të ndryshme politike të cilët nuk bien dakord nëse Babai Themelues ishte një krishterë i devotshëm apo një ateist, turqit kanë konflikt lidhur me identitetet e figurës heroike të Mehmetit.

Çdokush që ka ndjekur politikën turke së fundmi e njeh versionin islamizues të historisë osmane të promovuar nga partia që udhëheq vendin, AKP-ja, e cila e lartëson Sulltan Mehmetin II si mishërimin e devotshmërisë myslimane. Një film i fundit i titulluar “Marrja 1453”, është shembull i kësaj pikëpamjeje. Ai nis me fjalinë e famshme të profetit Muhamed: “Një ditë Kostandinopoja do të rimerret. I madh është komandanti që do ta rimarrë atë. Të mëdhenj janë edhe ushtarët e tij”. Dhe, më pas tregon Mehmetin dhe ushtarët e tij duke u lutur së bashku përpara sulmit të tyre ndaj qytetit, teksa priftërinjtë e Bizantit largohen duke qarë nga gjakderdhja e shkaktuar në myslimanët.

Por, gjërat ishin shumë ndryshe përpara gjashtë dekadash, më 1953, kur turqit festuan pesë shekujt e marrjes së Kostandinopojës. Asokohe, Mehmeti nderohej si një udhëheqës laik. Intelektualët turq, si dhe politikanët, lartësonin imazhin e tij properëndimor, që mendohet se dëshmohet nga interesi i tij për artin e Rilindjes, njohurinë e tij të greqishtes dhe latinishtes, dhe të teknologjisë përparimtare ushtarake që ai përdori. Edhe vendimi i tij për ta konvertuar kishën e Aja Sofia në një xhami, në vend që ta shkatërronte, shihet si provë e mendjes së tij të ndritur, e ndjekur nga vendimi i Mustafa Kemal Ataturkut për ta kthyer ndërtesën në muze.

Festimet 10-ditore të organizuara nga Qeveria për të shënuar 500-vjetorin e Stambollit turk ishin si laike ashtu dhe perëndimore. Përveç topave, festave në kopshte, kishte opera, një shfaqje mode dhe shpërndaheshin cigare me imazhin e sulltanit – të bëra enkas nga Qeveria.

Ndryshe janë festimet sot, të shoqëruara nga njerëz me mustaqe false, me flamuj të shumtë turq, duke i bërë jehonë nacionalizmit dhe fesë islame të Mehmetit.

Në këtë mes ka ndërhyrë edhe Shteti Islamik, që përmes propagandës së tij është shprehur se Kostandinopoja do të konsiderohet e rimarrë sipas Profetit, vetëm kur në të të hyjë ushtria e Kalifatit. /Mapo/

Në trend

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Premier League
Kur është koha më e mirë për të konsumuar mjaltë? Ka një ndryshim nëse e hani në mëngjes ose në mbrëmje

Kur është koha më e mirë për të konsumuar mjaltë? Ka një ndryshim nëse e hani në mëngjes ose në mbrëmje

Ushqim i shëndetshëm
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Kalo në kategori