Dy ushtrime për forcim të zemrës dhe mushkërive: Bëhen dhjetë minuta në ditë dhe mbrojnë shëndetin gjatë gjithë jetës!

Këto ushtrime jo vetëm që do të përmirësojnë punën e zemrës, por do të forcojnë edhe gjithë organizmin
Stërvitja e përditshme do t’ju japë më shumë energji dhe forcë, prandaj mos humbni kohë dhe filloni që tani ushtrimet.
Gjatë kohës së këtij ushtrimi është e nevojshme të normalizoni frymëmarrjen. Ajo patjetër duhet të jetë e barabartë dhe e qetë. Nivelin e ngarkesës patjetër duhet ta rrisni gradualisht.
Para stërvitjes bëni nxehjen në atë mënyrë që të shëtisni nëpër dhomë, kohë pas kohe ngrini duart, transmeton Telegrafi.
Ushtrimi i parë:
▪ Uluni në karrige, drejtoni shpinën;
▪ Duart vendosni në nivel të supeve, drejtpërdrejt para jush;
▪ Hapni duart anash dhe lakoni në bërryla;
▪ Shtrini dhe lakoni duart;
▪ Përsëriteni këto lëvizje 10 herë.
Mos harroni frymëmarrjen: me rastin e marrjes së frymës duhet të bashkoni duart, ndërsa me rastin e nxjerrjes së frymës duhet t’i shtrini.
Kjo gjimnastikë do të përmirësojë punën e organeve të brendshme, mushkërive dhe zemrës.
Ushtrimi i dytë:
▪ Uluni në karrige, shpina duhet të jetë drejt, por të mos prekin mbështetësen e karriges;
▪ Ngrini duart lart mbi kokë dhe duart lakoni në atë mënyrë që me shuplaka të kapni zverkun.
▪ Pastaj lakoni kokën në anën e djathtë, duke ngritur këmbën e djathtë nën këndin e drejtë, duke marrë frymë lehtë;
▪ Ktheni kokën në anën e majtë ndërsa shtrini këmbën e majtë në këndin e drejtë dhe nxirrni frymën.
▪ Përsëriteni këtë 10 herë.
Gjatë këtij ushtrimi duhet të ndiqni pozitën e komblikut, ajo patjetër duhet të jetë e palëvizshme.
Ky ushtrim do t’i ndihmojë qarkullimit të gjakut, forcimit të muskujve dhe normalizimit të punës së mushkërive dhe zemrës. Gjithmonë filloni ushtrimin me marrjen e frymës, ndërkaq përfundojeni me nxjerrjen e frymës.
Këto dy ushtrime mund t’i bëni në cilëndo kohë qoftë, ndërkaq vetë treningu do të zgjasë vetëm disa minuta. Pas disa ditëve do të vëreni ndryshime pozitive në trupin tuaj.
Patjetër konsultohuni me mjekun para se t’i bëni këto ushtrime, aq më parë nëse vuani nga sëmundja e zemrës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!

Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti