LAJMI I FUNDIT:

Dy tregues që në rrobalarëse keni hedhur shumë detergjent: Një truk i zakonshëm shpëton rrobat

Dy tregues që në rrobalarëse keni hedhur shumë detergjent: Një truk i zakonshëm shpëton rrobat

Sasia e madhe e detergjentit bën më shumë dëm se dobi

Kur përdorni shumë detergjent formohet një sasi e tepërt shkume brenda kazanit, për këtë arsye rrobat “dalin” nga makina me njolla të bardha dhe janë të ashpra në prekje.


Nëse pyesni, transmeton Telegrafi, se cila është sasia optimale e detergjentit të cilin do të duhej ta hidhnit në rrobalarëse para se ta aktivizoni, kjo është përgjigjja:

Rrobalarëset standarde familjare, janë paraparë për larje të gjashtë deri në tetë kilogramë rroba, do ta bëjë punën shumë mirë nëse në rrobalarëse hidhni një lugë detergjent.

Nëse keni rrobalarëse më të madhe, e cila mund të lajë deri në 12 kilogramë rroba, hidhni dy lugë të plota detergjent.

Kështu pjesët e rrobave nuk do të “kapen”, rrobat do të dalin të buta nga makina dhe pa vija të bardha.

Nëse lani rroba të ndjeshme në dorë, në legen me ujë hidhni vetëm një lugë të vogël detergjent dhe treteni mirë para se ta zhytni rrobën që dëshironi ta lani.

Përdorni detergjent të koncentruar për larjen e rrobave në dozë dyfish më të vogël.

Nëse ka ndodhur që keni vënë më shumë detergjent, kështu që pikat dhe vijat e bardha të duken mbi rroba, derdhni një litër ujë në legen, shtoni 200 mililitra uthull të bardhë të zakonshme, lagni rrobat dhe lëreni të qëndrojnë për një orë.

Më pas lajini rrobat me dorë, vendosini sërish në makinë dhe aktivizoni ciklin e shpëlarjes. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit

10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Kalo në kategori