Liga Premier ka njoftuar se janë regjistruara dy raste të reja me COVID-19 në testimet e bëra për shtatë ditët e fundit.

Dy rastet e reja rezultuan nga 1,599 testime të bëra nga e hëna e javës së kaluar, deri në këtë të hënë.


Kjo dëshmon se protokolli i ligës angleze po ka sukses dhe gjërat janë duke u normalizuar, me tifozët që pritet të rikthehen nëpër stadiume në muajin maj, në ditën edhe kur mbyllet edicioni.

city 1

Rreth dhjetë mijë tifozë do të mund të futen nëpër stadiume me kapacitet të madh, derisa në ato më të voglat deri në katër mijë.

Klubet po i përmbahen rregullave të vendosura për coronavirus dhe kjo ka bërë që rastet me infektim të ulen ndjeshëm.

Liga Premier me gjasë në edicionin 2021/22 do të ketë të pranishëm edhe tifozët, pasi tashmë ka filluar vaksinimi i popullatës për pandeminë botërore. /Telegrafi/

telegrafi sport app