LAJMI I FUNDIT:

Dy ndeshje, një pikë: Pesë gjërat që çuan në dy paraqitje të dobëta të Kosovës

Dy ndeshje, një pikë: Pesë gjërat që çuan në dy paraqitje të dobëta të Kosovës

Kosova e ka nisur rrugëtimin e dytë në Ligën e Kombeve, kësaj radhe nga Liga C, ku i ka zhvilluar dy ndeshje, ndaj Moldavisë dhe Greqisë, duke arritur të marrë vetëm një pikë.

Pasi që pritshmëritë janë rritur në vitin e fundit, këto rezultatet janë cilësuar si të dobëta, pasi tifozët kishin pritur minimalisht katër pikë nga këto dy ndeshje.


Por, duke i hedhur sy asaj që ndodhi para tubimit, problemeve me COVID-19 dhe shumë çka tjetër, këto rezultatet mund të jenë të pritshme.

Kosova ndeshjen e parë luajti baras me rezultat 1-1 ndaj Moldavisë, ndeshje në të cilën u prit më shumë, pasi luanin kundër një ekipi që nuk ka fituar pikë tash e një kohë të gjatë, ndërsa ndaj Greqisë ndikuan shumë gjëra që shkaktuan humbjen.

Telegrafi ka zgjedhur pesë arsyet që çuan në këto rezultatet zhgënjyese të Kosovës:

1/COVID-19 dhe mungesa e lojtarëve

Situata ka ndryshuar dukshëm prej se pandemia COVID-19 ka kapluar botën dhe kjo ka ndikuar shumë edhe në grumbullimin e Kosovës.

Fillimisht Moldavia kishte zhvendosur ndeshjen e parë në Itali, ku u lejuan të marrin pjesë të gjithë lojtarët nga klubet, por disa prej tyre nuk kishin drejt të zbarkonin në Kosovë, pasi situata me virus në vendin tonë mbetet e rëndë, ndërsa vetë një ditë para ndeshjes shtatë prej tyre u bashkuan me ekipin në Itali.

Vedat Muriq, Edon Zhegrova dhe Idriz Voca, nuk ishin pjesë e skuadrës për të dyja ndeshjet, ndërsa për Greqinë munguan edhe Milot Rashica, Leart Paqarada, Herolind Shala, Elbasan Rashani, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu, pasi ishin të detyruar të kthehen në klubet ku luajnë.

Muriqi thuhet se vuan nga një dëmtim, ndërsa po punon për transferimin e tij te Lazio. Edon Zhegrova nuk u cilësua i gatshëm nga stafi i Bernard Challandes për këto dy ndeshje, ndërsa Voca ishte i ftuar, por klubi i tij Luzern nuk e lejoi të udhëtonte.

Edhe pse ishin tre lojtarë në listë për t’i zëvendësua mungesat, vetëm Anel Rashkaj u bashkua, pasi Florian Loshaj (KS Cracovia) dhe Mirlind Kryeziu (Zurich), nuk u lejuan nga klubet e tyre.

Tre të tjera nga Kosova U21 kanë pasur të bashkohet me ekipin A, por të tre si Lirim Kastrati (Dinamo Zagreb), Arbenit Xhemajli (Sunderland) dhe Florent Muslia (Hannover), po ashtu nuk u lejuan nga klubet.

Me këto mungesa Challandes kishte mbetur me 16 lojtarë për ndeshjen me Greqinë, ndërsa u ftuan edhe Armend Thaqi (Ballkani) dhe Rron Broja (Partizani i Tiranës), për të patur 18 lojtarë në dispozicion.

2/ Dhjetë muaj pa grumbullim

Në rezultatet e marra në këto dy ndeshje, ka luajtur rol edhe mungesa e ndeshjeve të Kosovës që shkaku i COVID-19 ishin shtyrë.

Kosova nuk ka pasur grumbullim për 10 muaj, ndeshja e fundit në nëntor ndaj Anglisë.

Shumë gjëra kanë ndryshuar në këto 10 muaj dhe djelmoshat tanë nuk arritën të adaptohen në atmosferën e re.

3/ Lojtarët pa ndeshje zyrtare dhe ndryshimi i klubeve

Shumë lojtarë të Kosova nuk kanë luajtur asnjë ndeshje zyrtare në muajin gusht. Tre portierët Samir Ujkani, Arjanet Muric dhe Visar Bekaj, nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje në muajin e fundit.

Po ashtu edhe pesë lojtarë si Florent Hadërgjonaj, Amir Rrahmani, Besar Halimi, Bersant Celina dhe Atdher Nuhiu nuk kanë luajtur ndeshje as miqësore e as zyrtare në muajin gusht.

Milot Rashica (1), Ibrahim Dresevic (2) dhe Leart Paqarada (1), Benjamin Kololli, Herkuan Kryeziu (1) kanë luajtur vetëm nga një, respektivisht dy ndeshje miqësore.

Lojtarët që vinin nga kampionatet ku janë luajtur ndeshje ishin: Mërgim Vojvoda (3 ndeshje me Standard Liege), Fidan Aliti (6 ndeshje), Herolind Shala (4 ndeshje), Florent Hasani (2 ndeshje), Valon Berisha (2 ndeshje), Arbër Zeneli (2 ndeshje), Elbasan Rashani (5 ndeshje), Bernard Berisha (6 ndeshje).

Minutat e pakët në këmbët e tyre në muajt e fundit, kanë mundur të jenë edhe një nga arsyet e mos kapjes së formës optimale.

Duke ia shtuar kësaj edhe ndërrimin e klubeve dhe proceseve në të cilat po kalojnë, lojtarë si Amir Rrahmani (Napoli), Mërgim Vojvoda (Torino), Valon Berisha (Reims), Leart Paqarada (St Pauli), kanë kompletuar transferimet dhe mendja e tyre duhet të jetë tek klubet e reja ku duan të zënë vend.

Emra si Milot Rashica, Vedat Muriqi, Florent Hadërgjonaj, Besar Halimi, Bersant Celina dhe Ardhe Nuhiu, janë në procedurë për të ndërruar klub dhe ndonjë lëndim do tu mund tu kishte prishur punë për të ardhmen e tyre.

4/ Vendimet e Bernard Challandes

Kur rezultatet janë të mira, trajneri ngritët në qiell, ndërsa kur ato janë të dobëta i pari sulmohet ai.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, duke i pasur të gjitha këto në mendje, u mundua të miksojë dy skuadra që të jenë të denja të përballen me Moldavinë dhe Greqinë.

Sa i përket ndeshje së parë, kur i kishte të gjithë në dispozicion, mungesa e fitore dhe dështimi në këtë ndeshje bie mbi të.

Pjesa e parë ishte për çdo kritikë, pasi që kishin pranuar kartën e favoritit dhe menduan se me kombëtare të vogla tashmë fitojnë lehtë. Një shembull për të ardhmen ky.

Ndërsa me Greqinë ai kishte 16 futbollistë nga lista A, të cilëve iu shtuan edhe Armend Thaqi dhe Rron Broja, duke treguar për fondin i varfër që kishte.

Gabimi i vetëm në këtë ndeshje, mund të jetë ai për Bernard Berisha, që u kthye edhe në çështje, pasi sulmuesi pejan që e ka mirëpritur gjithmonë konkurrencën, nuk startoi edhe kur munguan shumë emra të njohur, ndërsa Bersant Celina kaloi në krahë, që nuk është pozitë natyrale e tij.

Edhe kur Hadërgjonaj luante në krahë, Berisha nuk kishte folur, ndërsa me golin e shënuar ndaj Greqisë dhe angazhimin që kishte e vërtetoi që meriton më shumë minuta.

5/ Mungesa e tifozëve dhe entuziazmit

Sukseset e Kosovës janë të lidhura me entuziazmin që mbretëron në ekip dhe kjo fal përkrahjes së madhe që kanë marr nga çdo shqiptarë kudo që jeton.

Mungesa e tyre në këto ndeshje shkaku i masave për COVID-19, u pa që ndikoi thellë tek skuadra.

Dardanët u munduan që nga jashtë t’u japin zemër, por ishte e kot, pasi qetësia që mbretëroi në stadiume, si në “Ennio Tardini” ashtu edhe në “Fadil Vokrri”, iu konvenoi kundërshtarëve.

Me shpresën që lojtarët në tetor do të kthehen me shumë ndeshje në këmbët  e tyre, pasi atëherë i nevojiten më së shumti Kosovës, pasi dy fitore do të thoshte një biletë për “EURO 2020”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori