LAJMI I FUNDIT:

Dy islamistë të arrestuar në Austri, njëri nga Maqedonia – planifikuan sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift

Dy islamistë të arrestuar në Austri, njëri nga Maqedonia – planifikuan sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift
Foto: Taylor Swift/Instagram

Dy persona janë arrestuar në Austri nën dyshimin për planifikimin e një sulmi në koncertet e këngëtares së njohur Taylor Swift, sipas raportimeve nga gazeta austriake “Kronen Zeitung” dhe zyrtarët austriakë.

Njëri nga të arrestuarit është një 19-vjeçar austriak me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, që jetonte me familjen e tij në Ternitz. Sipas Kronen Zeitung, ai u arrestua “nën dyshime të forta për terrorizëm”.

Në platformën X, bordi i turizmit të Vjenës njoftoi se biletat për tri koncertet e Taylor Swift në stadiumin Ernst-Happel për të enjten, premten dhe të shtunën janë shitur plotësisht.


Foto: Krone Kreativ

Franz Ruf, drejtor i sigurisë publike në Ministrinë e Brendshme të Austrisë, deklaroi se autoritetet kishin identifikuar “veprime përgatitore” për një sulm të mundshëm dhe se koncertet e Taylor Swift në Vjenë ishin ndër objektivat e 19-vjeçarit.

Sipas agjencisë austriake të lajmeve “Austria Press Agency”, i riu ishte betuar për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik dhe mendohet se ishte radikalizuar në internet. Ruf shtoi se substanca kimike janë siguruar dhe janë në proces vlerësimi, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Arrestimi tjetër u bë në Vjenë, sipas gazetës. Zyrtarët e qytetit të Vjenës ende nuk kanë bërë një deklaratë mbi këtë çështje.

Foto: Krone Kreativ

Për shkak të këtyre ngjarjeve, të tri koncertet e saj të parapara të mbaheshin në vjenë – janë anuluar. Këngëtarja do të rikthehet me performancat e radhës në “Wembley Arena” të Londrës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Michael Jordan la një bakshish të jashtëzakonshëm në Greqi, zbulohet shuma

Michael Jordan la një bakshish të jashtëzakonshëm në Greqi, zbulohet shuma

Magazina
Krah për krah njëri - tjetrit, Sara Hoxha dhe Erik Fullani vijojnë pushimet në jug të Shqipërisë

Krah për krah njëri - tjetrit, Sara Hoxha dhe Erik Fullani vijojnë pushimet në jug të Shqipërisë

Magazina
Conor McGregor ‘kapet mat’ me një brune në momente të afërta në një plazh

Conor McGregor ‘kapet mat’ me një brune në momente të afërta në një plazh

Magazina
Rihanna tërheq vëmendjen me barkun e rrumbullakosur dhe stilin unik gjatë daljes në Santa Monica

Rihanna tërheq vëmendjen me barkun e rrumbullakosur dhe stilin unik gjatë daljes në Santa Monica

Magazina
Modelja australiane shkakton reagime me veshje provokuese në dasmën e vajzës së Sting në Siçili

Modelja australiane shkakton reagime me veshje provokuese në dasmën e vajzës së Sting në Siçili

Magazina
Dafina Zeqiri thumbon bashkëpunëtorët e vjetër: Kur largohesh prej toksicitetit, e kupton sa e mbyllur ke qenë

Dafina Zeqiri thumbon bashkëpunëtorët e vjetër: Kur largohesh prej toksicitetit, e kupton sa e mbyllur ke qenë

Magazina
Kalo në kategori