Dy gjigantët italianë dështojnë në garën për Ligën e Kampionëve, ndodh për herë të parë në histori

Për herë të parë që nga riemërtimi i Ligës së Kampionëve nga UEFA në sezonin 1992/93, as Milani dhe as Juventusi nuk do të marrin pjesë në të njëjtin edicion të garës më prestigjioze evropiane për klube.
Mungesa historike e dy gjigantëve italianë u vulos në javën e fundit të sezonit në Serie A.

Milani doli jashtë zonës që siguron kualifikimin pas humbjes 2-1 në shtëpi ndaj Cagliarit, duke e mbyllur kampionatin në vendin e pestë me 70 pikë.
Nga ana tjetër, Juventusi përfundoi një pikë më pak, në pozitën e gjashtë me 69 pikë, pas barazimit 2-2 ndaj Torinos.

Si pasojë, të dy klubet mbetën jashtë katër vendeve të para që sigurojnë kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve, ndërsa Roma dhe Como siguruan biletat e mbetura së bashku me Interin dhe Napolin.
Ky është një moment i paprecedentë në historinë e futbollit italian, pasi gjatë 34 viteve të fundit të paktën njëri prej dy klubeve legjendare kishte qenë pjesë e çdo edicioni të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/











































