LAJMI I FUNDIT:

Dy fjalë për bekuesin e krimeve, Irinejin!

Dy fjalë për bekuesin e krimeve, Irinejin!

Më datën 14 shtator një ndër politikanët më të rëndësishëm rus, Sergej Zheleznajk, nënkryetari  partisë në pushtet, partisë së  Putinit “Rusia e Bashkuar” doli me konceptin e ri për “botën serbe në Ballkan”.

Ky projekt parashihet të jetë projekt i përbashkët në mes të institucioneve shtetërore ruse dhe atyre serbe. Në të parashihet edhe hartimi i një Deklarate Rajonale ka për qëllim “ruajtjen e identitetit serb, të kulturës, gjuhës dhe alfabetit cirilik në të gjithë Ballkanin.


Siç duket i nxitur nga kjo nismë, patriarku serb Irinej , i ekzaltuar menjëherë bëri një deklaratë për media (17 shtator 2017), ku mes tjerash  theksoi se “Rusia do na ndihmojë të ruajmë atë që gjithmonë ka qenë e jona”.

Dihet botërisht që kisha serbe në emrin e Zotit dhe të drejtës absolute kreu krime ç’njerëzore në fund të shek.XX.

Realiteti i tanishëm  edhe më tej vazhdon të jetë  i papranueshëm për shovinizmin serb.

Patriarku serb Irinej paska kërkuar kthimin e sa më shumë serbëve?!

Është normale dhe njerëzore që të shpërngulurit të kthehen në vendet e tyre, në këtë rast edhe serbët, por ata dhe të gjithë duhet ta kuptojnë se Kosova është tani një shtet të pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht, duhet ta kuptojnë se është edhe shteti i tyre.

Por thirrja e Irinejit “për rikthimin në tokën e shenjtë” është tejet e papranueshme dhe tendencioze.

Shqiptarët, por edhe kombe tjera në Ballkan, i kanë shumë të njohura këto thirrje të cilat aspak nuk dallojnë nga grupi terrorist i ISIS-it.

Fakte historike tregojnë për shpërnguljet masive të shqiptarëve nga trojet e tyre në territore që tashmë është nën Serbi, e me këto shpërngulje ka ardhur edhe tkurrja, humbja e territoreve të shumta shqiptare.

Patriarku Irinej dhe të tjerët që mendojnë si ai duhet të zgjohen nga gjumi dhe manitë të cilat i kanë  krijuar në mite të rreme. Irinej duhet edhe të japë llogari për bekimin e krimeve serbe në Ballkan e në Kosovë veçanërisht.

Ai duhet ta kuptoj dhe pranoj se  Kosova është shtet sovran, i pavarur dhe i të gjithë qytetarëve të saj.

Irineji dhe irinejët tjerë duhet ta kenë të qartë  që lojërat dhe tendencat ruso-serbe kanë mbaruar dhe në Kosovë nuk ka vend për konflikte të sponsorizuara nga armiqtë e popullit të Kosovës.

Para disa ditësh u publikua raporti nga ekspertët e Departamentit amerikan në lidhje me dialogun Kosovë –Serbi, ku veç rekomandimeve të shumta parashihet edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit.

Së bashku me miqtë tanë amerikan dhe evropian ne kemi zgjedhur rrugën e lirisë dhe integrimeve në familjen e madhe evropiane.