Ferma VIP vijon të jetë në qendër të vëmendjes për debatet dhe tensionet mes banorëve, ku së fundmi në fokus është sërish Adioni dhe përplasjet e tij me Mimoza Ahmetin.

Adioni ka qenë për disa ditë me radhë në qendër të kritikave për sjellje të papranueshme ndaj Mimozës, pas situatave që janë komentuar gjerësisht në rrjete sociale.


Disa pamje të mëparshme ku ai e ka kapur dhe tërhequr Mimozën kanë shkaktuar reagime të forta nga publiku, i cili e ka konsideruar sjelljen e tij si të tepruar, sidomos duke marrë parasysh diferencën në moshë dhe faktin që Mimoza është mbi 60 vjeçe.

Screenshot

Së fundmi, në rrjet është shpërndarë një video tjetër nga brenda shtëpisë, ku dëgjohet Mimoza duke u shprehur se është ndjerë e keqtrajtuar nga Adioni gjatë qëndrimit në format.

Në video mes tyre zhvillohet një bisedë e tensionuar:

Adion: A të kam borxh ndonjë gjë?

Moza: Më ke shumë.

Adion: Çka?

Moza: E di ti sa më ke borxh mua. Gjithë ato lojëra që ke bërë, më ke borxh, e gjithë ato gjëra. Mirë, ja ta shohim, do të mbash ti apo do të mbaj unë.

Adion: Ja unë, ja ti këtu, nesër maksimumi.

Moza: Po mirë, ik nëse ke qejf.

Adion: Po unë iki, nëse kjo të falet ty, unë iki.

Moza: Ato shtrëngimet e tua, ato tavolinat që më ke tërhequr 100 herë prej këmbësh, unë kujtova se ke qejf të luash ti.

Adion: Cila të ka bërë dëm prej lojërave të mia?

Moza: Më kanë bërë dëm. Pse të shkoj të ankohem. Brinjët, dy ditë kur më shtrëngove këtu. Të thashë që qenke burrë i rrezikshëm, s’të afrohem ty për asnjë gjë më. Dy ditë brinjët mi ke këputur, ishe hekur.

Adion: Vetëm mund të gënjesh, u mundova të mos ankohem.

Moza: Çfarë të gënjej, të keqen. Unë kam ardhur të luaj, s’kam ardhur të ankohem te nënprefekti. Shko ankohu ku të duash, s’luaj më.

Adion: Në Serbi luhet kjo, i kam parë disa video.

Moza: Mirë, vazhdo, dakord, bëj politikë tani, i bëke të gjitha ti.

Adion: Jo, i kam parë videot që rrihen.

Moza: Kur vjen puna të luash ti me mua, ‘Moza vetëm kënaqet’. Po të luajë Moza me ty, shkon ankohesh. /Telegrafi/