LAJMI I FUNDIT:

Dwayne ‘The Rock’ Johnson flet për problemet me shëndetin mendor

Dwayne ‘The Rock’ Johnson flet për problemet me shëndetin mendor

Gjatë viteve, Dwayne Johnson ka qenë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar njerëzit me shëndetin e tyre fizik, duke ofruar stërvitje, këshilla fitnesi dhe frymëzim përmes kanalit të tij në Instagram.

Tani, gjatë një paraqitje të fundit në “The Pivot”, ylli i “Black Adam” është përpjekur të ndihmojë njerëzit edhe me shëndetin e tyre mendor.


Gjatë intervistës, Johnson ndau betejat e tij me shëndetin mendor, duke rrëfyer tre periudha depresioni, si dhe më vonë duke postuar një shkrim emocionues së bashku me një klip.

Foto: Getty Images

“Vite më parë nuk e dija se çfarë ishte lufta për shëndetin mendor”, shkroi Johnson.

“Si burra, ne nuk folëm për këtë. Ne thjesht e mbajtëm kokën ulur dhe punuam për të. Nuk ishte e shëndetshme, por kjo është gjithçka që dinim. Kam humbur dy miq për shkak të vetëvrasjes. Flisni me dikë. Pavarësisht se si mund të ndiheni, nuk jeni kurrë vetëm”, tha aktori.

Kjo nuk është hera e parë që Johnson flet për përvojat e tij me depresionin dhe ka pranuar se ka ‘punuar shumë gjatë viteve për të fituar betejën emocionale’. Ai gjithashtu ka treguar më parë se si përpjekja për vetëvrasje e nënës së tij ndikoi tek ai.

Në “The Pivot”, ai kujtoi se si erdhi ndërveprimi i tij i parë me depresionin kur ishte student në Universitetin e Miamit në Florida.

Foto: Getty Images

“Gjëja interesante në atë kohë është që thjesht nuk e dija se çfarë ishte. Nuk e dija se çfarë ishte shëndeti mendor. Nuk e dija se çfarë ishte depresioni”, tha Johnson.

Johnson vazhdoi të ndante detaje rreth dy periudhave të tjera të ulëta ose ‘gri’ në jetën e tij.

Të gjitha lajmet nga Dwayne Johnson
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dwayne Johnson

“Vite më vonë e kalova përsëri, kur u divorcova, nuk e dija se çfarë ishte. Vite më vonë, rreth vitit 2017, e kalova pak, por e dija se çfarë ishte në atë kohë dhe për fat kisha disa miq mbi të cilët mund të mbështetesha dhe të thosha “hej, po ndihem pak i lëkundur, po ndodhte pak vështirësi dhe po shoh grinë dhe jo blunë”, u shpreh Johnson.

Të kesh njerëz për t’u mbështetur është një nga mënyrat se si Johnson i trajton momentet e ulëta të jetës së tij, janë edhe tre vajzat e tij dhe të qenit një ‘baba vajzë’, sepse, tha ai, ‘i shikon ato dhe e kupton se kjo është për çfarë bëhet fjalë’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina

"Ia ka futur kot në atë pjesë", Adelina Ismaili dhe Saranda Bogujevci kritikojnë qëndrimet e Duda Baljes në Komisionin për të drejtat e njeriut

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori