Redaksia e Deutsche Welle në faqen në gjuhën serbe të portalit të saj, në 20 vjetorin e sulmeve të NATO-s mbi forcat serbe ka publikuar një prezantim rreth reagimit të atëhershëm të mediave perëndimore lidhur me bombardimet. Në këtë tekst ato dhe sidomos mediat gjermane, i ka cilësuar si nxitëse të luftës.
Dy ditë pas këtij publikimi, redaksia qendrore e Deutsche Welle-s ka kërkuar falje para publikut dhe autorëve të apostrofuar, duke bërë një analizë të thellë të tekstit të botuar në gjuhën serbe.
“Autori nuk i ka respektuar kriteret profesionale gazetareske të DW. Për këtë arsye kërkojmë falje”, thuhet në hyrje të artikullit.
“Sikurse mbititulli i artikullit, ashtu edhe vendosja në hyrje të tij e referimit për pjesëmarrjen gjermane si pjesë e kontingjentit të NATO-s, duke bërë me këtë rast një paralele me Luftën e Dytë Botërore, është i papërshtatshëm. Më tutje, dida gazetarëve të mediave gjermane u mvishet në mënyrë indirekte se ata në raportimet e tyre të asaj kohe e kanë “dëshiruar” ndërhyrjen ushtarake. Por, reporterët dhe komentatorët e mediave të cituara, sipas vlerësimit tonë e kanë pasqyruar në mënyrë korrekte dilemën në të cilën politikanët e Aleancës Perëndimore gjendeshin atëbotë”, thuhet më tutje në kërkimfaljen e DW-së, përcjell RTK.
“Artikulli ndërkohë është ndryshuar. Për DW, kultura e bërjes transparente të gabimeve është e rëndësishme , prandaj ne, tekstin në gjuhën serbe e kemi përkthyer në gjermanishte dhe në pikat kritike i kemi vendosur komentet brenda kllapave”, thuhet në hyrje të artikullit, që kap disa faqe dhe i cili në mënyrë shumë të zgjeruar merret me dështimin profesional që teksti i gazetarit të redaksisë në gjuhën serbe i ka shkaktuar shtëpisë së madhe mediale, Deutsche Welle.
Të kujtojmë se në shënjestër të tekstit të apostrofuar si skandaloz në gjuhën serbe janë një numër i madh i gazetarëve, reporterëve dhe analistëve e komentatorëve gjermanë e zviceranë nga më të njohurit që janë marrë dhe merren me Ballkanin, si: Norbert Mappes-Niedeck, Mathias Rüb, Cyril Steiger, Stephan Israel etj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku – Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Gjendet e vdekur një grua në Obiliq, policia jep detaje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia