LAJMI I FUNDIT:

Dupreeh shkruan histori pas fitores së Majorit të CS:GO në Paris

Dupreeh shkruan histori pas fitores së Majorit të CS:GO në Paris
(Foto: HLTV)

Lojtari danez, Peter ‘dupreeh’ Rasmussen ka shkruar historinë në CS:GO, me një rekord i cili nuk mund të thyhet asnjëherë.

Pas fitores së ekipit të tij Vitality në Majorin e fundit të CS:GO në Paris, dupreeh është bërë lojtari i vetëm që ka fituar pesë turne Major.


Lojtari 30 vjeçar gjatë karrierës së tij ka fituar katër turne Major me ekipin Astralis, dhe të fundin e fitoi me Vitality për ta shkruar historinë si lojtari vetëm me pesë tituj.

Pesë fitore si dupreeh nuk do të mundet ti arrijë asnjë lojtar tjetër, pasi nuk do të organizohen më turne Major në CS:GO.

VALVE ka lajmëruar se versioni i ri i lojës Counter-Strike 2 do të lansohet këtë verë, dhe turnetë e radhës Major do të organizohen me versionin e ri.

BLAST Paris Major ishte i fundit në CS:GO, ku fitues dolën Vitality pasi mposhtën ekipin GamerLegion në finale.