eksperti-banner

Saga e vazhdimit të karrierës së Neymarit ende po vazhdon dhe nuk dihet se ku do ta shohim sulmuesin brazilian.

Reprezentuesi i Brazilit tashmë ka treguar dëshirën se nuk dëshiron të jetë pjesë e PSG-së dhe Barcelona e Real Madridi raportohet se mund të kenë shërbimet e lojtarit.


Futbollisti gjatë ditës së sotme ka shpërndarë një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet Zinedine Zidane dhe Ronaldo.

nejmar

Mediat spanjolle dhe franceze shkruajnë sot se ky është sinjal i qartë se Neymar do të mirëpriste një kalim te madrilenët dhe të punonte me trajnerin Zidane.

Ai në asnjë mënyrë nuk dëshiron të qëndrojë në PSG dhe është i prirur të shkojë në Barcelona, por PSG nuk planifikon ta shesë atë në klubin nga i cili e bleu pa i parë në xhirollogarinë bankare rreth 250 milionë euro si dëmshpërblim.

Ndryshe, Neymar thuhet se i është ofruar edhe kampionit italian, Juventusit, si dhe disa klubeve tjera evropiane. /Telegrafi/

telegrafi sport app