LAJMI I FUNDIT:

Dukagjin Lipa njofton se Kuvendi i Prishtinës ka votuar pro destinimit të një lokacioni të përhershëm për festivalin ‘Sunny Hill’

Dukagjin Lipa njofton se Kuvendi i Prishtinës ka votuar pro destinimit të një lokacioni të përhershëm për festivalin ‘Sunny Hill’

Festivali “Sunny Hill” debutoi në Kosovë në vitin 2016, për të vazhduar me një organizim shumë më të detajuar në vitin 2018, dhe një tjetër në 2019 – e që për fat të keq ishte i fundit i organizuar deri më tash për shkak të pandemisë.

Deri më tash ky festival është zhvilluar në lokacionin e Parkut të Gërmisë, me një kapacitet maksimal prej 20 mijë pjesëmarrësve.

Mirëpo nga tash e tutje, ky festival do të zhvillohet në një lokacion të ri në dalje të Prishtinës.

Dua Lipa gjatë perforomancës në festivalin “Sunny Hill” në vitin 2018 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Bëhet fjalë për zonën afër panaireve në Shkabaj, ku do të investohen gjysmë milioni euro, do mbillen drunj, do bëhet një liqe artificial – teksa aktualisht mbi këtë pronë ka vetëm shkurre dhe asgjë tjetër.

Pro këtij vendimi ka votuar Kuvendi Komunal i Prishtinës, i cili njëherësh i ka dhënë dritën e gjelbër festivalit që tash e tutje të zhvillohet atje.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur edhe vet organizatori i festivalit, Dukagjin Lipa, përmes një njoftimi në rrjetin social Instagram.

“Ky ishte fillimi i udhëtimit tonë në vitin 2016. Pas një pritje të gjatë Sunny Hill Festival merr adresën e tij të përhershme. Faleminderit Komuna e Prishtinës, Shpend Ahmeti, Xil Ismaili për mbështetjen tuaj të palodhur, dhe gjithë Kuvendin e Prishtinës që votuan unanimisht në favor të festivalit tonë. Udhëtimi ynë fillon përsëri”, shkroi Lipa në Instagram.

Me këtë, ai sikur paralajmëroi që festivali Sunny Hill mund të organizohet sivjet, ani pse nuk ka ende një njoftim nga institucionet përkatëse nëse do të lejohet organizimi i një eventi të përmasave të tilla. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

Magazina
Kalo në kategori