LAJMI I FUNDIT:

Duka i emocionuar i jep lamtumirën e fundit Vokrrit: Ndihem i trishtuar, humbëm një njeri që jetonte me futbollin

Duka i emocionuar i jep lamtumirën e fundit Vokrrit: Ndihem i trishtuar, humbëm një njeri që jetonte me futbollin

Një delegacion i nivelit të lartë kryesuar nga Presidenti i FSHF-së, z.Armand Duka, me dy zëvendëspresidentët Edvin Libohova e Lutfi Nuri, sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku e drejtori administrativ Bastari, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Arben Dervishi e Edmond Spahiu si edhe zyrtarët e FSHF, Çela, Maçi e Tafaj ishin prezentë këtë të diel në mesditë në Prishtinë në ceremoninë homazh, dhe më pas, në dhënien e lamtumirës së fundit, Presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, z.Fadil Vokrri i cili u nda nga jeta një ditë më parë nga një atak kardiak.

Në hollin e Kuvendit të Kosovës Presidenti Duka së bashku me anëtarët e tjerë të delegacionit të FSHF përcollën ngushëllimet e tyre për familjarët e presidentit të ndjerë, miqtë, të afërmit dhe kolegët e FFK-së.


Foto: FSHF

Pas vënies së kurorave, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në librin homazh përcolli mesazhin për mikun e tij që në mënyrë krejt të papritur e të parakohshme u nda dje nga jeta.

Pak radhë në librin e lamtumirës për z.Vokrri që do të kujtohet gjatë për gjithçka ai dha në zhvillim të futbollit në Kosovë.

“Një moment shumë i trishtueshëm ky. Nuk e kisha menduar kurrë që do isha sot këtu në këtë ceremoni për mikun tim. Familja ka humbur njeriun e saj më të dashur, unë gjithashtu kam humbur një mik të shkëlqyer, shokët e miqtë nuk do të kenë më mes tyre fizikisht Fadilin”.

Foto: FSHF

“Komunikoja thuajse çdo ditë me Fadilin. Një njeri që jetonte me futbollin, jetonte me dashurinë për këtë sport dhe me idenë se çfarë mund të bënte akoma më mirë”.

“Ndihem thellësisht i trishtuar. Ende nuk arrij ta besoj. Brezat dhe gjeneratat do të kujtojnë gjatë veprën e tij për futbollin në Kosovë”,- ishin këto fjalët e presidentit Duka për mediat vendase, pas ceremonisë homazh në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Foto: FSHF

Më pas ceremoniali vijoi me një mbledhje komemorative në nder dhe kujtim të ish-presidentit të ndjerë, z.Fadil Vokrri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori