LAJMI I FUNDIT:

Duelofeu: E ardhmja ime? Të shohim

Duelofeu: E ardhmja ime? Të shohim
Deulofeu shënon golin debutues

Gerard Deulofeu ka falënderuar Milanin për ftesën që ka marrë te përfaqësuesja e Spanjës, por nuk garanton se të ardhmen do ta ketë te klubi Rossoner.

I huazuari nga Evertoni te Milani shkëlqeu edhe me kombëtaren e tij, pasi realizoi një gol dhe fitoi një penalti për ekipin e tij.


Forma e tij ka nxitur spekulime se Barcelona mund të aktivizojë klauzolën e tij për ta ri-blerë prej 12 milionë eurosh, por lojtari mbetet i qetë për momentin, shkruan Telegrafi.

Lajmet e fundit nga transferimet e lojtarëve
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet e lojtarëve

“Pa Milanin unë nuk do të isha këtu në kombëtare”.

“Vincenzo Montealla më jep vetëbesim dhe tani ne duhet që të vazhdojmë kështu në Evropë”.

“E ardhmja ime? Të shohim, tash po mendoj për këtë”, u shpreh Deulofeu. /Telegrafi/