LAJMI I FUNDIT:

Dueli Ibrahimovic-Lukaku shndërrohet në mural para derbit të Milanos

Dueli Ibrahimovic-Lukaku shndërrohet në mural para derbit të Milanos
(Foto: Twitter/B/R Football)

Një mural spektakolar është shfaqur jashtë San Siros para Derby della Madonnina që zhvillohet në xhiron e ardhshme në Serie A.

Murali shfaq imazh nga zënka mes dyshes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku në përballjen e Milanit dhe Interit në Kupën e Italisë.


Derbi i radhës i klubeve milaneze është fundjavën e ardhshme (21 shkurt) dhe do të jetë një sfidë përcaktuese edhe për rrjedhën e garës për titull.

(Foto: Screenshot/Twitter/Fcinter1908)

“Ballë për ballë, zemër për zemër”, është mbishkrimi i muralit që është shfaqur në Ditën e Shën Valentinit.

Federata Italiane nis zyrtarisht hetimet për rastin ‘Ibrahimovic-Lukaku’
Lexo po ashtu Federata Italiane nis zyrtarisht hetimet për rastin ‘Ibrahimovic-Lukaku’

Kujtojmë që Federata Italiane e futbollit kishte iniciuar një hetim lidhur me incidentin ndërmjet Ibras dhe Lukakut që ndodhi në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë në muajin e kaluar. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore