LAJMI I FUNDIT:

Dueli i dy ‘bomberëve’: Immobile vs Lewandowski, sytë në “Oliympico” drejt tyre

Dueli i dy ‘bomberëve’: Immobile vs Lewandowski, sytë në “Oliympico” drejt tyre

Të gjithë sytë janë drejtuar në duelin mes sulmuesit të Lazios, Ciro Immobile dhe sulmuesit të Bayern Munchen, Robert Lewandowski, përpara ndeshjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Polaku i cili u transferua në Bayern falas nga Borussia Dortmund para gati shtatë viteve, ka luajtur vetëm një herë kundër Immobiles më parë.


Askush prej tyre nuk shënoi në kohën kur italiani luajti për Borussia Dortmund, në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë, ku ekipi i Immobiles fitoi ndeshjen 2-0.

Formacionet e mundshme: Lazio përballë Bayern Munichut
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Lazio përballë Bayern Munichut

Italian ishte blerë nga Borussia për të zëvendësuar Lewandowskin, por u largua nga Bundesliga pasi kishte shënuar vetëm tre gola në 24 ndeshje.

Immobile u huazua te Sevilla dhe pastaj te Torino para se Lazio ta nënshkruante me të për 9.45 milionë euro në sezonin 2016-17, dhe nga atëherë ish sulmuesi i Juventusit është kthyer në ‘hit’ në “Olimpico”.

Në Ligën e Kampionëve, megjithatë, Italiani ka shënuar nëntë herë në 10 ndeshje me klube si Dortmund dhe Lazio, pesë prej tyre këtë sezon.

Immobile ka shënuar 11 herë në Ligën e Evropës me Biancocelestët dhe ka shënuar 117 gola në 163 ndeshje në Serisë A që nga transferimi i tij në kryeqytetin italian.

Me 144 gola në 204 ndeshje me Lazion, 31-vjeçari vazhdon të bëjë përshtypje, por kundërshtari i tij është në një tjetër nivel.

Lewandowski ka shënuar 277 gola në 319 ndeshje garuese që nga transferimi i tij në Bayern, duke fituar edhe shumë çmime personale, sidomos në vitin 2020.

Edhe këtë sezon polaku ka më shumë gola, duke shënuar 31 gola në 28 ndeshje.


Immobile vs. Lewandowski (Ndeshje/Gola)


Immobile në 2020-21

Seria A: 21/14

Kupa e Italisë: 1/0

Liga e Kampionëve: 4/5

Gjithsej: 26/19


Leëandoëski në 2020-21

Bundesliga: 21/26

DFB Pokal: 1/0

Liga e Kampionëve: 4/3

Kupa e Botës për Klube (FIFA): 2/2

Gjithsej: 28/31


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori