LAJMI I FUNDIT:

I duan shumë gjigantë evropianë, por Interi ‘blindon’ tre yjet e ekipit

I duan shumë gjigantë evropianë, por Interi ‘blindon’ tre yjet e ekipit

Interi thuhet se nuk do të dëgjojë ofertat për Lautaro Martinez, Nicolo Barella dhe Alessandro Bastoni, të cilët kanë shumë admirues në Ligën Premier.

Manchester United dhe Tottenham Hotspur janë lidhur me Lautaron dhe Bastonin, ndërsa Barella është monitoruar nga Liverpooli.


Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët kanë ide të qarta për të ardhmen e tre yjeve të tyre.

Meidumit italian pohon se Interi nuk është i gatshëm të dëgjojë ofertat për treshen e tyre, duke shtuar se të gjithë ata janë të lumtur të qëndrojnë në Giuseppe Meazza.

Interi pret disa propozime në verë, veçanërisht nëse arrin në finalen e Ligës së Kampionëve, por nuk planifikon të shesë asnjërin prej tyre.

Barella dhe Lautaro nënshkruan kontrata të reja vetëm një vit më parë, ndërsa Bastoni është në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij në Stadio Meazza.

Kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2024, por ai ende nuk ka arritur një marrëveshje me klubin.

Italiani aktualisht fiton 3.5 milionë euro në sezon dhe agjentët thuhet se kanë kërkuar një pagë të re në rajonin e 5.5-6.5 milionë euro në vit. /Telegrafi/