LAJMI I FUNDIT:

“Dua të tejkaloj Drogban” – Armando Broja flet për qëllimet e tij te Chelsea dhe për Shqipërinë

“Dua të tejkaloj Drogban” – Armando Broja flet për qëllimet e tij te Chelsea dhe për Shqipërinë

Termi ‘Covid-19’ sapo kishte filluar të shfaqej, kur Armando Broja nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Chelsean në 26 shkurt të vitit 2020.

Debutimi i tij i madh, kundër Evertonit 11 ditë më vonë, ishte loja e fundit për The Blues, pasi bota e futbollit u mbyll për më shumë se tre muaj.


Kjo mbetet paraqitja e vetme e Brojës për Chelsean deri më sot, por kjo nuk do të thotë që ai ka ndaluar aty.

Një vit është një kohë e gjatë – veçanërisht në botën e futbollit.

Pasi u bashkua me Vitesse në një marrëveshje huazimi gjatë verës, 19-vjeçari aktualisht është golashënuesi më i mirë mes adoleshentëve që luajnë në dhjetë ligat më të mira të Evropës, bazuar në koeficientin e UEFA-s, këtë edicion.

Broja ka nëntë gola dhe dy asistime në 20 paraqitje në kampionat deri më tani dhe tashmë ka barazuar rekordin e Zlatan Ibrahimovic nga sezoni i tij i parë me Ajax, ndërsa ai ka të ngjarë të barazojë edhe atë të Luis Suarez prej 10 golave ​​në kampionat që ai shënoi për klubin holandez.

“Nëntë gola dhe dy asistime është e mirë, por unë kurrë nuk jam i kënaqur”, ka thënë Broja për Goal.com. “Unë dua të shënoj më shumë gola dhe të bëjë asistime”.

“Unë kam luajtur mbi 1000 minuta dhe kam 11 kontribute për gol. Nuk është keq, por dua më shumë gola dhe asistime. Unë dua të bëj më shumë”.

“Isha si: ‘Uau! Ai është Frank Lampard, [Didier] Drogba dhe John Terry para meje’, kur do t’i shihja përreth,” thotë sulmuesi shqiptar. “Më pëlqente të bëja fotografi me ta sepse doja të isha ata. Doja të isha në këpucët e tyre në nivelin e lartë”.

“Tani po i afrohem moshës kur ata ishin duke luajtur, unë dua të provoj dhe ta tejkaloj Drogban. Mund të mos jetë e lehtë, por ky është mentaliteti im dhe si po ndihem”.

“Ishin prindërit e mi që më nxiten ta pranoja Kombëtaren e Shqipërisë. Pra mendova se ishte mirë të shkoja atje”.

“Ronaldo ishte i pabesueshëm, ndoshta sulmuesi më i mirë i të gjitha kohëve. Unë isha pak i ri, por i pashë videot e tij në Youtube”, ka shtuar më tej Broja.

Ibrahimovic dhe Suarez nuk ishin emrat e vetëm të njohur që bënë lëvizje të hershme në karrierë në Holandë, pasi legjenda e Brazilit Ronaldo shënoi 54 gola në 58 ndeshje për PSV pasi u bashkua nga Cruzeiro në vitin 1994 /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori