LAJMI I FUNDIT:

Dua shihet e vetme në trotuaret e New Yorkut, teksa rrëmben vëmendjen me stilin e saj unik

Dua shihet e vetme në trotuaret e New Yorkut, teksa rrëmben vëmendjen me stilin e saj unik

Ajo ka qenë duke kaluar kohë së fundmi në New York me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Megjithatë si rrallë herë, Dua Lipa dukej se po bënte një paraqtije solo të premten pasdite, pasi ajo ishte parë pa të dashurin e saj, në një shëtitje në “Big Apple” të New Yorkut, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Këngëtarja 24 vjeçe, shfaqi stilin e saj tipik të çuditshëm ndërsa doli jashtë e veshur me një xhaketë blu me panele grafike të shtypura me katrorë dhe detaje të thurura.

Ajo bashkoi pjesën e sipërme me një palë pantallona të zeza, ndërsa dukej mjaft tërheqëse me çantën që mbante në krah, dizajni i së cilës ishte kombinuar me një pjesë të veshjes.

Dua Lipa mahnit me stilin e saj në edicionin e 20-të të “The New Yorker Festival”, paralajmëron muzikë të re
Lexo po ashtu Dua Lipa mahnit me stilin e saj në edicionin e 20-të të “The New Yorker Festival”, paralajmëron muzikë të re

Ylli me prejardhje shqiptare vuri në dukje edhe flokët e saj, që aktualisht janë bjonde në pjesën e përparme, dhe pak më të mbyllura në pjesën e prapme.

Mbrëmjen e së enjtes, Dua dhe i dashuri i saj, Anwar, morën pjesë në festën e 23-të të ditëlindjes së modeles Bella Hadid, në “Saks Fifth Avenue” në Manhattan.

Njërën këpucë ndryshe tjetrën ndryshe, i dashuri i Dua Lipës befason me paraqitjen e tij të fundit me këngëtaren
Lexo po ashtu Njërën këpucë ndryshe tjetrën ndryshe, i dashuri i Dua Lipës befason me paraqitjen e tij të fundit me këngëtaren

Dua përndryshe është drejt rikthimit të saj në muzikë pas një pauze disa mujore, në aspektin e prurjeve të reja muzikore.

Ajo dhe menaxhmenti i saj kanë bërë të ditur se më datë 1 nëntor, do të publikohet edhe kënga e saj më e re, që do të jetë pjesë e albumit të saj të dytë, që Dua gjithashtu do ta publikojë të plotë këtë vit.

Përndryshe, projekti i saj i fundit muzikor mbetet kënga “Swan Song”, të cilën ajo e publikoi në janar të këtij viti, dhe ishte kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori