Dua Lipa edhe një herë ka treguar se jo vetëm është performuese e jashtëzakonshme, por po ashtu edhe yll mode.

Këngëtarja nga Prishtina si gjithnjë shfaqet plot stil.


dua lipa 6

Bukuroshja ka performuar në një emision të një radio në Kaliforni, me frekuencë 99.7, Poptopia.

dua lipa 2

Ajo ka realizuar një intervistë dhe është takuar me stafin, e madje edhe ka performuar në një mbrëmje speciale të mbajtur në San Jose.

Edhe këtu Dua u përkujdes të tërheqë vëmendjen me dukjen e saj me ngjyra të hapura, ngjyrë të kuqe në pjesën e lartë dhe ngjyrën oqeanike (fluroshente) në pjesën e poshtme.

dua lipa 1

Dua Lipa është tejet e angazhuar dhe po gjenë kohë që të përgjigjet edhe për mediat e shumta botërore të interesuara për të.

dua lipa 5

Fokusi i yllit shqiptar ka qenë Amerika së fundmi, ku ajo realizoi edhe një seri performancash me top yjet si Bruno Mars dhe Coldplay.

dua lipa 4

Ndryshe, Dua Lipa po shijon suksesin e albumit dhe turneut të titulluar me vet emrin e saj. /Telegrafi/