Dua Lipa vazhdon me angazhimet e saj sa muzikore, aq edhe në paraqitjet mediatike.

Bukuroshja shqiptare që është ylli më i madh i muzikës britanike, ka pozuar sërish.


dua 5

Ajo gjendet në ballinë të revistës Evening Standard, ku ka pozuar në dukje të ndryshme dhe në ambiente të ndryshme.

Fotosesioni u realizua nga Luc Coiffait, stili nga Richard Sloan, kurse floku nga Sam Burnett.

Grimi i thjeshtë i Duas është punuar nga Francesca Brazzo.

dua 1

Dua Lipa ka realizuar një prej hiteve më të mëdha të këtij viti me “New Rules” që ka afro gjysmë miliardë klikime.

dua 2

Ndryshe, Dua shumë shpejt publikon albumin e saj të dytë në karrierë dhe për momentin po zhvillon një turne shumë të suksesshëm botëror. /Telegrafi/

dua 4

dua 3