LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa kujton paraqitjen glamuroze të saj në “Met Gala”

Dua Lipa kujton paraqitjen glamuroze të saj në “Met Gala”

Artistja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, është ndër më të pëlqyerat kohëve të fundit.

Bukuroshja në rrjete sociale është aktive, ndërsa herë pas here ndan postim nga përditshmëria.


Kësaj radhe Dua si duket është ndier nostalgjike, pasi ka ndarë një sërë fotografi të realizuara më parë.

Foto: Instastory

Njëra prej tyre ishte nga paraqitja e saj në “Met Gala”, ku ka qenë e ftuar në vitin 2019.

Pamje glamuroze e saj ishte komentuar tej mase, ndërsa kishte marrë atëkohë vëmendjen e gjithë audiencës.

Foto: Instastory

Sidoqoftë kësaj, Dua është duke korrë sukses të madh me projektet unike të saj. /Telegrafi/