LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa kërkon falje pas incidentit me fishekzjarre në koncertin e saj në Toronto

Dua Lipa kërkon falje pas incidentit me fishekzjarre në koncertin e saj në Toronto

Dua Lipa bëri një deklaratë të enjten pas incidentit që ndodhi në koncertin e saj në Scotibank Arena në Toronto, ku kishte disa të lënduar nga fishekzjarret.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare në një postim në InstaStory bëri të qartë se ishte e tronditur në lidhje me ngjarjen që ndodhi.


Ajo ishte duke përfunduar shfaqjen e saj në Scotiabank Arena, kur fishekzjarret filluan të shpërthejnë brenda vendit të koncertit pak para orës 23:45.

Foto: Screenshot/Instagram

“Mbrëmë fishekzjarrë të paautorizuara shpërthyen në turmë gjatë koncertit tim në Toronto”, tha interpretuesja e “Cold Heart”.

“Krijimi i një hapësire të sigurt dhe gjithëpërfshirëse në shfaqjet e mia është gjithmonë prioriteti im i parë, dhe ekipi im dhe unë jemi po aq të tronditur dhe të hutuar nga kjo ngjarje sa të gjithë ju”.

Disa të lënduar nga fishekzjarret në koncertin e Dua Lipës në Toronto
Lexo po ashtu Disa të lënduar nga fishekzjarret në koncertin e Dua Lipës në Toronto

Ajo vazhdoi: “Do të bëhet një hetim në vazhdim dhe po punohet për të zbuluar se si ndodhi incidenti”, vazhdoi ajo.

Foto: Wire Image

“Më vjen keq shumë për këdo që ishte i frikësuar, ndihej i pasigurt ose që shijimi i shfaqjes u ndikua në ndonjë mënyrë”.

“Me shumë dashuri”, përfundoi shkrimin 26-vjeçarja.

Foto: Screenshot/Twitter

Cindy Chung, një oficer i marrëdhënieve me median me Shërbimin Policor të Torontos, i tha People se tre pjesëmarrës të koncertit u trajtuan pasi pësuan ‘lëndime të lehta’.

Një pjesëmarrës i koncertit foli gjithashtu për median dhe vuri në dukje se shumë pjesëmarrës të tjerë me siguri nuk ishin të vetëdijshëm se shfaqja e improvizuar e fishekzjarreve ishte e paplanifikuar. /Telegrafi/

Foto: Redferns

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Kalo në kategori