LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa: Gjyshit tim iu kërkua nga serbët ta falsifikonte historinë e Kosovës, por ai nuk pranoi dhe për këtë u pushua nga puna

Dua Lipa: Gjyshit tim iu kërkua nga serbët ta falsifikonte historinë e Kosovës, por ai nuk pranoi dhe për këtë u pushua nga puna
Foto: Dua LIpa/YouTube

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për Revistën Rolling Stone në Amerikë.

Ndër të tjerash ajo ka folur edhe për periudhën kur u transferua në Kosovë, si dhe momentet e tmerrshme që prindërit e saj kishin përjetuar nga represioni serb në Kosovë, duke u detyruar të largohen për në Mbretërinë e Bashkuar.


Revista amerikane gjithashtu i ka dedikuar disa rreshta gjyshit të saj, historianit Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.

Foto: Dua Lipa/YouTube

Dua ka kujtuar se si gjyshi i saj u pushua nga puna nga okupatorët serb, kjo pasi ai nuk pranoi të rishkruante apo thënë më mirë ta ‘falsifikonte’ historinë ashtu siç kërkuan ata.

“Familja e saj është familje shqiptare e Kosovës, refugjatë të konflikteve në Ballkan, dhe të dy gjyshërit e saj ishin historianë”, shkruan Revista Rolling Stone, referuar Dua Lipës

“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte”, shpjegon ajo. “Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, ka thënë Dua Lipa për Rolling Stone.

Dua Lipa në kopertinën e “Rolling Stone” (Foto: Rolling Stone)

Ndërsa luftërat u shtuan, prindërit

e Dua Lipës u larguan nga universiteti (babai i saj ishte frontmen i një rock-grupi të quajtur “Oda”, dhe po studionte stomatologji, ndërsa nëna e saj po studionte për drejtësi) për të lëvizur më pas në Londër, duke u vendosur në një komunitet të refugjatëve të Kosovës që ishin bashkuar në Camden për t’i shpëtuar dhunës rajonale të shtëpisë së tyre.

Si shumë emigrantë, ata humbën jetën profesionale, dhe do t’u duhej të punonin në bare dhe restorante, duke mbajtur shpesh punë të shumta dhe duke ndjekur shkollën natën.

Dua Lipa, emri i së cilës do të thotë “dashuri” në shqip, lindi tre vjet pas lëvizjes së tyre. Në moshën nëntë vjeçare, ajo filloi të kalonte të shtunat e saj në Shkollën e Teatrit ‘Sylvia Young’, në të cilën kanë shkuar edhe emrat tjerë të njohur si: Rita Ora, Tom Fletcher dhe Amy Winehouse.

Dua Lipa (Foto: Rolling Stone)

Një mësues zëri në këtë shkoll i kërkoi asaj të ngrihej dhe të këndonte. Më pas, ai dërgoi Lipën në një klasë më të përparuar, një që ishte plot me adoleshentë. “Unë u tmerrova,” thotë ajo, “por ai ishte personi i parë që më tha se mund të këndoja”, kujton Dua.

Lipa u rrit duke e ditur se ndërsa Londra ishte vendlindja e saj, nuk ishte në të vërtetë shtëpia e saj. “Me situatën e refugjatëve, njerëzit nuk e kuptojnë që njerëzit nuk do të largohen nga vendi i tyre nëse nuk do të kishin nevojë”, shpjegon ajo. “Plani ishte gjithnjë të ktheheshim në Kosovë”, thekson Dua.

Kur ishte 11 vjeçe, familja e saj e bëri dhe ajo priste që më në fund të përshtatej në një mënyrë që ndjeu se nuk ishte në Londër.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Dhe pastaj arrita atje”, thotë ajo, “dhe unë isha vajza shqiptare që flisja shqip me një theks anglisht”. Por ajo dëshironte të kthehej në Londër, në klasat e muzikës dhe mundësitë më të mëdha që ndiente se ishin atje.

“Në moshën 15 vjeç, ajo i bindi prindërit e saj që ta linin të transferohej me vajzën e një shoku të familjes në Camden, ku ajo kaloi pjesën tjetër të viteve të saj të adoleshencës në thelb pa mbikëqyrje, duke e bërë vet ushqimin, duke marrë urdhra për të pastruar dhomën e saj dhe duke bërë vet të gjitha gjërat”, ka shkruar më tej Revista Rolling Stone. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori