Të gjithë mund të ndalen, por jo Dua Lipa.

Këngëtarja e jashtëzakonshme shqiptare, Dua Lipa, po bën namin në gjithë botën.


DuaLipa teen2 (Foto: Getty Images)

Bukuroshja nga Prishtina arriti që me hitin e saj "New Rules" të pushtojë tregun e muzikës botërore.

Industria botërore mirëpriti një ndryshim me hitin e madh të Duas, e ky nga publiku u përqafua fort.

Fama e saj në Britani është e pakontestueshme. Ajo është këngëtarja femër më e dëgjuar në Spotify për vitin 2017.

liberta 1 1

Ajo ka mopshtur emra si Adele, Rihanna dhe Beyonce, për të kryesuar në këtë renditje jashtëzakonisht të rëndësishme.

Spotify është top platforma muzikore në mbarë botën dhe numri i dëgjimeve është jashtëzakonisht kredibil.

Për Dua Lipën ky është një tjetër sukses, pas suksesit të turneut të fundit botërore me Coldplay dhe Bruno Mars. /Telegrafi/