LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa fantastike në hapjen e finales së Ligës së Kampionëve, fansat e futbollit elektrizohen nga performanca e artistes shqiptare

Dua Lipa fantastike në hapjen e finales së Ligës së Kampionëve, fansat e futbollit elektrizohen nga performanca e artistes shqiptare
Foto: Getty Images

Ka filluar zyrtarisht nata finale e Ligës së Kamionëve, e cila po mbahet në “Olimpic Stadium” në Kiev të Ukrainës.

Ndeshja mes ekipit të Real Madritit dhe Liverpoolit ka mbledhur rreth vetes miliona shikues nga mbarë Evropa dhe jo vetëm.


Pamje nga “Olimpic Stadium” në Kiev gjatë performancës së Dua Lipës

Ashtu siç ishte bërë e ditur edhe më herët, hapja e mbrëmjes është bërë nga këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ajo ka performuar në qendër të stadiumit duke i dhënë një dimension tjetër fushës së gjelbër të rrethuar me mijëra fansa të dy ekipeve që sonte janë në garë.

Dua Lipa gjatë performancës në hapjen e Ligës së kampionëve (Foto: Getty Images)

Lipa ka kënduar për fansat hitet e saj më të fundit, gjersa ka dhuruar një performancë elsktrizuese, shoqëruar nga balerinë profesionistë dhe kërcimtarë të shumtë në skenën e improvizuar.

Me një paraqitje të ëmbël, portret ëngjëllor, dhe interpretim fantastik, këngëtarja shqiptare arriti t’i bëjë për vete të gjithë ndjekësit e ndeshjes Real Madrit dhe Liverpool.

Dua Lipa ‘elektrizon’ publikun në “olimpic Stadium” në kiev të Ukrainës (Foto: Getty Images)

Dua kishte treguar pak ditë se favorizonte ekipin anglez në natën e sotme, madje edhe parashikimi i saj për ndeshjen ishte 3-2, në favor të Liverpoolit.

Dua Lipa, parashikoi 3-2 rezultatin në favor të Liverpoolit për ndeshjen finale në Ligën e Kampionëve

Pas performancës, këngëtarja është shoqëruar në zonën VIP në tribunë, ku do të ketë mundësinë nga afër të ndjek ndeshjen finale dhe të bëjë tifo për ekipin e saj të preferuar.

Ajo ndodhet në Kiev e shoqëruar nga stafi dhe babai i saj, Dukagjin Lipa.

Dua Lipa, e shoqëruar nga babai i saj, këngëtari Dukagjin Lipa, në finalen e Ligës së kampionëve në Kiev (Foto: Dukagjin Lipa/Instagram)

Kompeticionet e futbollit janë shndërruar në një sukses për artistet shqiptare, pasi kohë më parë Rita Ora kishte kënduar në kampionatin e femrave në UEFA, teksa më 15 qershor është Era Istrefi ajo që do të bëjë hapjen e Kampionatit Evropian së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Era në Kampionat Botëror, Dua në Ligën e Kampionëve e Rita në UEFA - çikat, imazhi i Kosovës në botë
Lexo po ashtu Era në Kampionat Botëror, Dua në Ligën e Kampionëve e Rita në UEFA - çikat, imazhi i Kosovës në botë

Ashtu siç ndodhi sonte, duket se e gjithë bota po dëgjon zërin e artisteve të famshme shqiptare, të shquara si ambasadoret më të mira të Kosovës. /Telegrafi/

Pamje tjera nga performanca e artistes shqiptare Dua Lipa në finalen e Ligës së Kampionëve:

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Kalo në kategori