Dua Lipa duket tërheqëse teksa pozon e shtrirë në kopshtin e saj, duke paralajmëruar reklamën e re me YSLF

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të qëndrojë e karantinuar me të dashurin e saj, në Londër.
Ajo po shfrytëzon rrjetet sociale për të qenë pranë fansave, duke ndarë me ta imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, Dua ndau me ndjekësit disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihej mjaft tërheqëse teksa pozonte e shtrirë mbi barin e kopshtit.
Në dua ajo mbante një nga parfumet e markës së famshme “YSLF”, me të cilën artistja shqiptare ka marrëveshje bashkëpunimi.
“Madhësia ka rëndësi ... dhe ekipi im me YSLF Beauty dhe unë do të vijmë me të madhe! Projekti ynë i ri është rrugës”, shkroi Lipa në mbishkrimin e fotografisë.
Falë Duas, video-reklama e YSLF Beauty vitin e kaluar u realizua me moton “Unë jam e lirë”, edhe në gjuhën shqipe, në mesi e disa gjuhëve të tjera ndërkombëtare.
Ajo ndërkohë është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të ri “Future Nostalgia”, të cilin e publikoi muaj më parë. /Telegrafi/































































